LAJMI I FUNDIT:

Materazzi: Gattuso është trajner i madh, gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar

Materazzi: Gattuso është trajner i madh, gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar

Legjenda e Interit, Marco Materazzi ka thënë se trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është një trajner i madh, i cili gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar.

Gattuso ka kryesuar Milanin drejt një fillimi të pamposhtur në vitin 2018 në të gjitha garat – duke ndihmuar Rossonerët të arrijnë finalen e Kupës së Italisë, 1/16-tën e  Ligës së Evropës dhe i kanë jap vetes një shans për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Kështu, ish-mbrojtësi i Interit, Materazzi, ka një mendim të lartë për trajnerin e Milanit, duke e cilësuar si të nënvlerësuar, bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Italisë.


Milan – Inter, formacionet e mundshme të Derby Della Madonina
Lexo po ashtu Milan – Inter, formacionet e mundshme të Derby Della Madonina

“Unë jam një admirues i tij. Ai gjithmonë është nënvlerësuar, por ai është një trajner i madh”, ka thënë fillimisht Materazzi përpara Derby della Madonninas këtë mbrëmje (e diel).

Materazzi dhe Gattuso kanë qenë kundërshtar të mëdhenj në Della Madonnina, por shokë të mirë në kombëtare (Getty Images)

“Por, mos më kërkoni të përkrah atë kundër Interit në derbin e tyre kundër Milanit”.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006 u pyet gjithashtu për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar për Kampionatin Botëror të kësaj vere në Rusi.

Gattuso: Kam frikë nga Spalletti, ka më shumë përvojë në derbi
Lexo po ashtu Gattuso: Kam frikë nga Spalletti, ka më shumë përvojë në derbi

“Nuk është faji i një personi, por i një sërë gjërave. Një ekip që ka fituar disa Kupa të Botës si Italia nuk duhet të jetë jashtë turneut”.

“Ne duhet të mbrojmë talentin e ri italian duke i detyruar ekipet të luajnë të paktën me pesë prej tyre, siç bëjnë edhe kombet e tjera”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori