LAJMI I FUNDIT:

Mateni peshën tuaj çdo ditë: Mund t’ju duket e parëndësishme, por ju motivon ta arrini qëllimin tuaj

Mateni peshën tuaj çdo ditë: Mund t’ju duket e parëndësishme, por ju motivon ta arrini qëllimin tuaj

Dikush mund t’ju ketë këshilluar ta shmangni krejtësisht peshoren nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, faktikisht mund të ketë një arsye shumë të mirë se përse duhet ta matni peshën tuaj çdo ditë.

Studimet e reja thonë se personat të cilët e masin peshën e tyre çdo ditë humbin më shumë peshë sesa ata të cilët nuk e bëjnë këtë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë rekrutuar rreth 300 gra, të peshave të ndryshme, dhe i kanë pyetur se sa shpesh e masin peshën e tyre. Asnjë nga gratë nuk kishte qenë në ndonjë program për humbje peshe asokohe.


Hulumtuesit ua kishin matë indeksin e masës trupore (BMI-në), dhe këtë e kishin bërë këtë në fillim të studimit, pas gjashtë muajve që kishte filluar studimi dhe prapë pasi kishin kaluar dy vite.

Ata kishin zbuluar se gratë të cilët e kishin matur peshën e tyre çdo ditë kishin pasur BMI më të vogël pas dy viteve, krahasuar me ato të cilët nuk e kishin matur peshën e tyre.

Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se duke e matur peshën çdo ditë i bën njerëzit më të vetëdijshëm për rrugëtimin e tyre drejt qëllimit të caktuar.

Ju mund të motivoheni dhe matja e peshës në përditshmëri ju motivon të hani shëndetshëm dhe të ushtroni më shumë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Kalo në kategori