LAJMI I FUNDIT:

MasterCard: Nuk do të ketë faturim automatik gjatë blerjeve të periudhës provuese

MasterCard: Nuk do të ketë faturim automatik gjatë blerjeve të periudhës provuese

Ju që keni bërë gabim për shfrytëzimin e shërbimit “free trial” [periudha provuese] dhe keni harruar ta anuloni këtë shërbim përpara se të tarifoheni më tutje, tashmë MarsterCard, kompania që merret me procedimin e kartelave bankare, do të na mbrojë nga një situatë e tillë.

Kompania në një njoftim tha se politika e re kërkon nga tregtarët të marrin autorizim nga përdoruesi përpara se të tarifojë ata pas një periudhe prove.

“Për të ndihmuar mbajtësit e kartelave me këtë vendim, kompanitë duhet t’u mbajnë të përditësuar rreth çmimeve dhe udhëzimeve sesi të anuloni një plan tarifor me pagesë apo periudhë provuese”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


'MasterCard' do të mundësojë transaksione të kriptovalutave
Lexo po ashtu 'MasterCard' do të mundësojë transaksione të kriptovalutave

Por, si do të funksionon?

E zëmë se keni aktivizuar periudhën e provuese për një shërbim online dhe keni vendosur numrin e kartës MasterCard në informacionin e pagesës. Kur kjo periudhë të përfundojë, kompania apo tregtari duhet t’u dërgojë një SMS apo e-mail ku do t’iu njofton se duhet të paguani për të vazhduar përdorimin e shërbimit. Mesazhi duhet të përmbajë koston, datën e pagesës dhe emrin e kompanisë apo tregtarit. Po ashtu, mesazhi duhet të përmbajë edhe udhëzime për të anuluar shërbimin nëse nuk doni të paguani. /Telegrafi/