LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi me call center, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg dy prej të arrestuarve

Mashtrimi me call center, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg dy prej të arrestuarve

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg dy prej tetë të arrestuarve katër ditë më parë dhe 6 të tjerë në arrest shtëpie, të akuzuar se mashtronin shtetas huajt për investime në bursa fiktive.

Në burg janë lënë Emiljano Paja dhe Alma Haruni, ndërsa në arrest shtëpie, Eni Sula, Mario Sota, Erjon Hoxha, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.

Prej së paku 6 muajsh 75 të rinj ishin punësuar në 2 call center të pa regjistruar. Njëri në rrugën e Kavajës në kryeqytet e tjetri në Gjirokastër. Puna e tyre ishte kryesisht natën ku telefononin në kontinente të ndryshme dhe bindnin qytetarët që të investonin në bursa që rezulton se ishin fiktive. Në këtë skemë mashtrimi fitoheshin mijëra euro që pronarët dhe bashkëpunëtorët e tyre i pastronin në biznese private.


Policia kishte rënë në gjurmë të këtij aktiviteti të paligjshëm dhe në finalizim të operacioni u vunë në pranga 8 persona mes tyre 3 vajza të cilët vetë apo nëpërmjet të afërmve pastronin paratë e përfituara. Ata akuzohen për “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 13. 5 mijë euro një automjet luksoz, si dhe pajisje teknologjike të përdorura për mashtrimin si dhe lista të gjata me qindra emra të të huajve të mashtruar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të gjurmuar dhe për të sekuestruar asetet e përfituara nga kjo skemë mashtrimi./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori