LAJMI I FUNDIT:

MASHT dhe SBASHK-u konfirmojnë se shkollat hapen me 14 shtator

MASHT dhe SBASHK-u konfirmojnë se shkollat hapen me 14 shtator
Ilustrim

Deri më 14 shtator, do të përfundojnë përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që viti I ri shkollor të nis pa vonesa të reja, zotohet Ministria e Arsimit. 

Mësimi, sipas planeve të prezantuara, do të bëhet me faza të caktuara për të gjitha nivelet e arsimit para universitar.

Përgjithësisht shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Kështu tha Ministria e Arsimit ndërmjet një përgjigje me shkrim.


Po ashtu, nga kjo ministri u tha se mësimi do të fillojë në të gjitha nivelet e arsimit para universitarë.

“Është vlerësuar se përgjithësisht shkollat janë të përgatitura përjashtimisht disa shkollave që kanë pasur nevoja plotësuese për fillimin e mësimit, të cilat janë evidentuar dhe punuar me to në përmirësim të kushteve. Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor do të bëhet në faza për të gjitha nivelet e arsimit para universitar, në bashkëpunim të plotë me MSH dhe IKSHPK-në, DKA-të, Këshillin e prindërve dhe sindikatat, në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e MASHT për RTV Dukagjinin.

Se shkollat dhe mësimdhënësit janë gati për procesin e ri mësimor e tha edhe Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari.

“Ne si SBASHK themi se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit shkollor duke marrë informacione se janë bërë përgatitje edhe për ata edhe për fëmijët se do të mbrohen nga virusi COVID-19”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Rrahman Jasharaj, përcjell Telegrafi.

Por, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja tha se shtyrja e procesit të mësimit për dy javë, nuk e ka ndihmuar shumë përgatitjen e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor

“Unë besoj se shtyrja e procesit për dy javë nuk është që ka kontribuar në përgatitjen e komunitetit të shkollës. Mund të jenë përmirësuar disa detaje por jo që shkollat tona të jenë më të sigurta. Gjithçka varet nga vetëdijesimi i komunitetit të shkollës”, deklaroi Rinor Qehaja nga instituti Ed Guard.

Ministria e Arsimit po ashtu tha për RTV Dukagjinin se sa i përket testimit të mësimdhënësve nëse mund të jenë të prekur nga Covid-19, janë bërë të gjitha përgatitjet, dhe që janë  në pritje të konfirmimit të listave të mësimdhënësve që do të testohen nga DKA-të për të proceduar më tutje për testim./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori