LAJMI I FUNDIT:

Masat e Qeverisë: Ndalohen dasmat e ahengjet, rritet numri i personave që mund të grumbullohen në hapësira të mbyllura e të hapura

Masat e Qeverisë: Ndalohen dasmat e ahengjet, rritet numri i personave që mund të grumbullohen në hapësira të mbyllura e të hapura

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar dhe miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, përfshirë këtu edhe masat për aktivitetet publike.

Sipas vendimit të ri, në hapësira të mbyllura lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 persona, nga 30 sa ishte më parë, ndërkaq edhe në hapësira të hapura ky numër nga 50 sa ishte me vendimin e kaluar tani është rritur në 80.


Detaje të vendimit të Qeverisë:

Masat për aktivitetet publike

  1. Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 50 persona, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 80 persona me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.
  2. Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 80 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.
  3. Seminaret dhe punëtoritë e të gjitha institucioneve publike dhe private, lejohen të organizohen sipas manualit për mbrojtjen nga përhapja e COVID19 dhe konform pikës 24 të këtij vendimi.
  4. Ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare.
  5. Ndalohen ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, përveç me pjesëmarrjen e familjes së ngushtë, përjashtim nga pika 24 më lartë bëjnë ceremonitë e veçanta fetare që organizohen me leje të veçantë të Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori