Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka zgjedhur presidentin e ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, njofton Telegrafi.
Masar Omeragiç ishte kandidati i vetëm dhe u zgjodh unanimisht dhe me aklamacion nga organi më i lartë i futbollit të Maqedonisë. Ai e trashëgon mandatin nga Muhamed Sejdini, i cili e drejtoi federatën që nga viti 2017. Kryetari i shtatë i FFM-së kandidaturën e ka marrë në fund të vitit të kaluar, ndërkohë federatën e drejtoi deri në këtë kuvend, kur mori mandatin e plotë.
Ndryshe, bëhet fjalë për një njeri që ka vite që është pjesë e futbollit – fillimisht si futbollist, e më pas edhe si punëtor futbolli.
Pas zgjedhjeve, presidenti i ri iu drejtua delegatëve dhe mediave.
“Ne nuk jemi këtu vetëm për të folur për problemet e së kaluarës – por për të parë përpara, drejt një vizioni dhe strategjie të re për futbollin në Maqedoni. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka për obligim të vendosë një drejtim të qartë, të krijojë një sistem që do të garantojë zhvillim afatgjatë dhe do të kthejë besimin tek të gjithë ata që janë pjesë e këtij sporti. Vizioni ynë është i qartë: Futboll i fortë në Maqedoni, i organizuar dhe konkurrues në të gjitha nivelet:, ka thënë Omeragiç.
Me emërimin e Masar Omeragiçit në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Drilon Ganiu u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i FFM-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës