Një seri postimesh nga ana e një burri australian të lidhur me sulmet e Christchurch gjatë dy ditëve të fundit po ndihmojnë policinë të bashkojë rrjedhën e ngjarjeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Brad Tarrant i cili me gjakftohtësi vrau 49 besimtarë brenda xhamisë Al Noor në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, kishte filmuar gjithçka live në Facebook.
Brenton Tarrant, 28 vjeç, postoi fotografi të arsenalit të tij përkrah manifestit 74 faqesh ku e përshkroi veten si “një njeri i zakonshëm i bardhë, 28 vjeç. I lindur në Australi në një familje me të ardhura të ulëta”.
Ai tha se dy ngjarje shkaktuan sulmin e vetë-përshkruar të hakmarrjes – “Terrori i kamionit në vitin 2017 në Suedi… dhe rezultati i zgjedhjeve franceze në të njëjtin vit”.
Në postet ai foli gjerësisht për “supremacinë e bardhë”, “normat e fertilitetit” dhe “pushtuesit e huaj”, duke e quajtur veten një “luftëtar në uniformë në një luftë”.
Kryeministri Scott Morrison, megjithatë, i dha atij një emër tjetër, duke e quajtur Tarrantin “një terrorist i dhunshëm, ekstremist i djathtë”.
Tarrant nuk tregoi keqardhje për veprimet e tij në postet e tij.
“Do të doja të kisha vrarë më shumë pushtues, dhe më shumë tradhtarë”, tha ai. “Asnjë grup nuk urdhëroi sulmin tim, e mora vetë vendimin”.
“Zelanda e Re nuk ishte zgjedhja origjinale për sulmin, unë arrita në Zelandën e Re vetëm për të jetuar përkohësisht ndërsa planifikova dhe stërvitesha”. “Fillova të planifikoj një sulm rreth dy vjet më parë dhe një sulm në Christchurch tre muaj më parë”. “Fillimisht xhamia në Dunedin ishte objektivi kryesor”. “Është një sulm terrorist. Unë jam një racist”.
Përkundër këtyre, sipas thewest.com.au, përcjell Telegrafi, ai kishte edhe objektiva të tjerë, përfshirë figura të njohura botërore.
Siç thuhet tutje, ndër objektivat ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti turk Rexhep Erdogan, si dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan.
Ndër heronjtë e tij, Tarrant e renditi Anders Breivik, i cili vrau 77 njerëz në Norvegji në vitin 2011.
Në manifestin e tij të çuditshëm ai foli për tema shumë të palidhura, duke përfshirë kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu tha se shpresonte të mbijetonte sulmin dhe se ai kishte ndërmend të deklarohej jo fajtor.
Por ai, shkoi shumë larg – parashikoi se do të lirohet nga burgu pas 27 vjetësh, ashtu si Nelson Mandela dhe pretendoi se ai meritonte një Çmim Nobel për Paqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?