Me rastin e fillimit të Ramazanit në Prizren sot zyrtarët komunal janë takuar me furrtarët ku edhe janë marrë disa vendime se si duhet të zhvillohet aktiviteti i furrave.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu thotë se komuna me furrtarët janë dakorduar që të respektohet distanca sociale.
“Më shumë se person nuk guxon të futet në furrë, por edhe të tjerët që presin jashtë duhet ta mbajnë distancën”, tha ai, përcjell Telegarfi.
Shehu thotë se u është rekomanduar furrave që personi që bënë pagesën të mos shërbejë edhe pitalkat apo bukët.
“U është bërë një rekomandim i fortë që të punojnë sa më shumë me porosi, por edhe respektimi i rregullave mjafton”.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren ka folur edhe për rastin e vdekjes nga COVID-19 që ka ndodhur sot e që i ndjeri ishte banorë i Prizrenit.
Ai ka thënë se familjarë të tjerë të ndjerit janë të prekur me coronavirus por që janë në gjendje stabile.
Shehu ka thënë se mbrëmë është prekur nga COVID-19 edhe një infermiere e Spitalit Rajonal të Prizrenit nga Reparti i Dializës.
Ai thotë se sot nga kjo komunë janë marrë edhe 18 mostra për testim si raste kontakti të infermieres së infektuar me COVID-19./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit