Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero, është martuar në ditën e sotme (e diel).

Ai i ka dhënë fund beqarisë me një vajzë misterioze, ndonëse tashmë është distancuar nga jeta publike.


I njëjti ka kohë që është shkëputur për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim në InstaStory, ish-reperi njofton fansat se u martua sërish.

“Sapo u martuam”, ka shkruar ai.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli.

Së bashku kanë një vajzë të quajtur, Nina. /Telegrafi/

Screenshot 46 3 Fero dhe Arbenita