Djali i këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Shkëlqen Jetishit, ka lidhur kurorë me të fejuarën e tij, Gentianën.

Dasma është kremtuar përmes një ceremonie luksoze të organizuar në restorantin “Xeni Imperial” në Gjakovë, që është pronë e familjes Jetishi.


Çifti raportohet se është duke pritur edhe fëmijën e parë, që ka qenë një arsye se pse dasma është vendosur të bëhet më herët se fillimisht e kishin paraparë ata. /Telegrafi/