LAJMI I FUNDIT:

Martinez: Gjithçka e kryer, zgjodha Interin shkaku i Zanettit

Martinez: Gjithçka e kryer, zgjodha Interin shkaku i Zanettit
Lautaro Martinez (Getty Images)

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez ka zbuluar se ai zgjodhi të bashkohet me Interin sepse nënkryetari i klubit italian, Javier Zanetti e thirri shumë herë.

Martinez do të bashkohet me Nerazzurët në verë, me vetëm testet mjekësore dhe detajet përfundimtare të kontratës që kanë mbetur pa përfunduar.

“Në thelb është bërë gjithçka me Interin”, ka thënë fillimisht Martinez për TyC Sports.


Agjenti i Martinezit, Yaque: Interi do t'i vendos klauzolë prej 111 milionë eurosh
Lexo po ashtu Agjenti i Martinezit, Yaque: Interi do t'i vendos klauzolë prej 111 milionë eurosh

“Ka disa detaje që mungojnë dhe agjenti im po punon, dhe ende janë testet mjekësore për tu bërë”.

Martinez po llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj argjentinas në vitet e fundit (Getty Images)

“Ata erdhën në Buenos Aires me idenë e qartë për të më blerë mua. Unë zgjodha Interin sepse, ashtu si dhe në aspektin sportiv, Javier Zanetti më telefonoi shumë herë mua”.

“Borussia Dortmund? E vërteta është se ata ishin të interesuar për mua, ata erdhën për të parë mua në Bombonera pastaj ata erdhën në shtëpinë time të nesërmen”.

Borussia Dortmund ofertë më të lartë se Interi për Lautaro Martinezin, por sulmuesi tashmë është lojtar i zikaltërve
Lexo po ashtu Borussia Dortmund ofertë më të lartë se Interi për Lautaro Martinezin, por sulmuesi tashmë është lojtar i zikaltërve

“Biseduam, por na kërkuan të prisnim një kohë. Ne u thamë se kishte shumë klube të interesuara për mua, se kishte shumë oferta”.

“Ata e pranuan atë dhe unë vazhdoja të luaja për Racing, duke u përpjekur të bëja më të mirën time. Pastaj erdhën ekipet e tjera, përfshirë Interin”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori