Nga: Danny Leigh / The Financial Times
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Së fundmi, Martin McDonagh me Taylor Swiftin diskutoi për filmin The Banshees of Inisherin. Këngëtarja i tha dramaturgut regjisor se është adhuruese e filmit të tij – komedisë së zezë me dy miq kontradiktorë, në një ishull të vogël irlandez gjatë vitit 1923. Filmi paraqet vetëlëndimin e shkaktuar nga prerja e gishtave nga një burrë. Swift tha se për këtë ka folur me një mikeshë psikiatre, e cili e analizoi simbolikën. McDonagh buzëqeshi. “Thjesht mendova se ishte qesharake”, tha ai.
Këtë javë, The Banshees of Inisherin ka marrë nëntë nominime për çmimet Oscar. McDonagh është në listën e ngushtë si autor dhe si regjisor. Biseda e tij me Swiftin u realizua nga revista e profilizuar Variety, në kuadër të sezonit të ndarjes së çmimeve në Hollivud. Sipërfaqësorja e pjesëmarrësve mund të duket e përshtatshme për filmin, i cili qëllimisht është i zymtë dhe jo krejtësisht për të qeshur.
Në të vërtetë, ideja e McDonaghut për qesharaken gjithmonë ka qenë makabre, dhe puna e tij është e mbushur me situata të parëndësishme, me vrasje absurde dhe me situata tronditëse. Por, analiza publike e gjetjes së kuptimit më të thellë nuk e ka entuziazmuar kurrë një burrë që karrierën e vet e filloi si dramaturg.
Matthew Dunster për disa vjet ka punuar me McDonaghun, duke bërë regjinë e dramave të tij Hangmen dhe A Very, Very, Very Dark Matter. “Është e çuditshme”, thotë ai. “Deklaratat e Martinit janë shumë të kuptueshme. Njerëzit mund të jenë brutalë me njëri-tjetrin. Dhe, ai është një punk-roker. Por, Martini real është shumë larg nga ajo anë e shkrimit”.
Filmin që mund të fitojë çmimet Oscar, McDonagh e përshkruan si “histori ndarjeje” – një vazhdimësi melankolike e filmit të tij të parë të metrazhit të gjatë të vitit 2008, In Bruges. Në atë film, Colin Farrell dhe Brendan Gleeson luajtën gangsterët që krijojnë një lidhje të pamundur. Tashti, miqësia e personazheve të reja thërrmohet mes asaj që regjisori e quan “egoja mashkullore dhe dëshpërimi mashkullor”. Kur kohët e fundit fola me McDonaghun, diskutuam hulumtimet që bëjnë me dije se burrat e moshuar shpesh tërhiqen nga miqësia. McDonagh është 52 vjeç. E pyeta se kur për herë të fundit ka krijuar një shok. Bëri një pauzë. “A llogariten shokët e partneres tënde?”, pyeti më në fund. “Po i numëroj ata”.
Partnerja i McDonaghut është shkrimtarja dhe aktorja Phoebe Waller-Bridge. Çifti jeton në Londrën lindore, megjithëse McDonagh u rrit në jug të Temzës, në Kamberuell. Në vitet 1980, ajo zonë ende ishte vendbanim i një komuniteti të madh irlandez, mes tyre edhe prindërit e McDonaghut. Teksa flet me theks londinez, McDonagh së fundmi tregoi se nuk ka pasaportë britanike. E përshkroi veten si “irlandez londinez”. Më vonë, prindërit e tij u kthyen në Goluej, në bregun perëndimor irlandez. Inishmori, ku u filmua The Banshees of Inisherin, ka dalje në det përmes Gjirit Galuej.
Nominimet për Oscar janë pikë referimi për evolucionin e dyfishtë: nga teatri në film dhe nga dramaturgu në regjisor. McDonagh ishte 25 vjeç kur u vu në skenë shfaqja e tij e parë, The Beauty Queen of Leenane. Ashtu si produksionet që erdhën njëra pas tjetrës, ngjarja u vendos në një Irlandë rurale dhe të zymtë. Ishte gjithashtu e para nga gjashtë shfaqjet hit në vetëm shtatë vjet, duke ndikuar në bartjen pa problem të shfaqjeve të tij nga Teatri i Oborrit Mbretëror në Londër te Teatri Kombëtar dhe Brodueji. Shtypi i etshëm në Britani dhe në ShBA preku vëmendjen e një të riu me vetëbesim e sinqeritet që fliste haptazi se donte të ketë të ardhme në filma dhe se kishte dashuri të kufizuar për skenën teatrore.
“Do të isha i pakënaqur nëse shkruaj 90 drama të mira dhe nëse nuk e bëj një film të mirë”, i tha ai gazetarit Fintan O’Toole. Pas filmit In Bruges, McDonagh vazhdoi të shkruante drama jashtëzakonisht të suksesshme, ndërkohë që për teatrin fliste me tonin e dikujt që përmend vetëm martesën e parë.
Ndër nominimet për Oscar, nominimi i tij si regjisori më i mirë do të ketë ndoshta më shumë kuptim për të. Nëse fitoret si dramaturg e nxitën atë drejt regjisë së filmave, McDonagh ndonjëherë është dukur i pasigurt në aftësitë që ka. In Bruges ia siguroi një bazë kult të adhuruesve, por ai e vlerëson Gleesonin dhe Farrellin që e ndihmuan gjatë xhirimeve. Por, ngritjet meteorike edhe mund të ndalen. Filmi i tij i radhës, krim-trileri komik Seven Psychopaths – dështon. Një pikëpyetje e papritur vihet në karrierën e tij të re të ndritshme. Goditjet e kritikës ishin gjithashtu të vështira për dikë që pranon të lexojë vlerësimet për punën e vet.
Disa në këtë industri raportuan për ndjeshmërinë që kanë marrëdhëniet me McDonaghun. Në këto marrëdhënie ka edhe afeksion të natyrshëm. Dhe, derisa burrat kanë dominuar shkrimet e tij, kolegët vërejnë se ka gjetur role të rëndësishme për gratë. Në mesin e kastit të filmit të tij të fundit është aktorja irlandeze Kerry Condon, e cila ka punuar me McDonaghun në shfaqjen e tij të vitit 2001, The Leeutenant of Inishmore. Condon vazhdoi karrierën solide, por jo ndoshta në nivelin të cilin talenti i saj e meritonte. Më pas McDonagh e angazhoi atë në filmin e tij të tretë të gjatë e të mirëpritur, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri. Dhe, një rol kryesor në Banshees shprehimisht u shkrua për të. “Është qesharake kur je shoqe me dikë që gjithashtu mund të të punësojë”, më tha së fundmi ajo. “Janë dy gjëra të ndryshme. Por, ai është mik i mirë”, Condon këtë javë gjithashtu u nominua për një çmim Oscar.
Dunster gjithashtu ngrohtësisht flet për një figurë që është, siç thotë ai, shoqërues edhe kur është personi më i fuqishëm në dhomë. Por, pyet veten nëse çmimet e shumta Oscar mund ta vulosin ndryshimin e përhershëm. Në vitin 2020, pas daljes së Britanisë nga mbyllja e koronavirusit, ai dhe McDonagh hëngrën darkë në një restorant meksikan në Kings Kros të Londrës. “Dhe, Martin tha: ‘E di ti se nuk jam i sigurt nëse do të shkruaj për ndonjë shfaqje tjetër’. Tha se ndihet i shqetësuar për kohën që i ka mbetur. Pas vetes donte t’i linte këto shenjat e pashlyeshme. Dhe, këto shenja mund të jenë filmat, jo shfaqjet”.
Pasi ka parë filmin The Banshees of Inisherin, Dunster buzëqesh. “Dhe, pastaj ai shkon e bën një film për një burrë që ia preu gishtat vetes. Ashtu si një pjesë të jetës së vet që nuk e do më”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje