LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje historike e partneritetit dhe binjakëzimit midis Rotary Kosovë-Shqipëri dhe Distriktit të Pensilvanisë të SHBA-së

Marrëveshje historike e partneritetit dhe binjakëzimit midis Rotary Kosovë-Shqipëri dhe Distriktit të Pensilvanisë të SHBA-së

Rotarianët Kosovë-Shqipëri dhe ata nga SHBA bashkojnë forcat për projekte të përbashkëta në edukim dhe shëndetësi.

Në një ceremoni që ka mbetur në mendjet e të gjithëve si një ngjarje historike për Rotary në rajon, më 09 tetor 2024, në Gjakovë u nënshkrua Marrëveshja e Binjakëzimit dhe Memorandumi i Bashkëpunimit midis Distriktit Rotarian 2485 Kosovë-Shqipëri dhe Distriktit 7280 të Pensilvanisë, SHBA.

Ky akt shënon një arritje të madhe në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të Rotarianëve dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim në projekte humanitare, arsimore dhe zhvillimore.


Nënshkrimi u realizua në ambientet e veçanta të Çarshisë së Vjetër, një vend historik dhe simbolik në Gjakovë, ku Rotarianë nga të dyja anët diskutuan dhe planifikuan hapat e mëtejshëm për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta të Rotary.

Përfaqësuesit e Distriktit 2485, udhëhequr nga Guvernatori i Distriktit (DG), Butrint Batalli, dhe ata të Distriktit 7280 nga Pensilvania, me Guvernatorin e Distriktit (DG), Zach S. Covington, nënvizuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi si një hap për t’i dhënë një hov të ri përpjekjeve për të kontribuar në paqen dhe mirëqenien globale.

Fjalët e Guvernatorëve

DG Butrint Batalli, Guvernatori i Parë i Distriktit Shqipfolës në fjalën e tij gjatë ceremonisë, theksoi se ky është një moment kulmor për Distriktin 2485, i cili, edhe pse i ri në formë, ka dëshmuar se ka kapacitetet për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në nivel global.

Ai nënvizoi rëndësinë e këtij binjakëzimi, duke përmendur vlerat e përbashkëta që lidhen me këtë marrëveshje historike:

“Sot plotësojmë edhe një amanet, pasi që miqësia dhe partneriteti strategjik midis dy kombeve tona janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, si liria, demokracia dhe përkushtimi për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ky bashkëpunim mes Distriktit 2485 dhe Distriktit 7280 është një reflektim i kësaj miqësie të qëndrueshme, duke i dhënë një dimension të ri bashkëpunimit në fushën humanitare, profesionale dhe zhvillimore,” tha Batalli.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Rotarianët në Kosovë dhe Shqipëri janë gjithnjë të gatshëm të përqafojnë mundësi të reja dhe të ndajnë përvojat e tyre me anëtarët e Rotary në mbarë botën, duke shtuar se ky binjakëzim dhe këto marrëveshje janë më shumë sesa dokumente; ato simbolizojnë vlerat tona të përbashkëta, vizionin tonë dhe paraqesin një hap për të thelluar miqësinë mes dy kombeve dhe për të nxitur projekte që do të sjellin ndryshime reale në komunitetet e tyre.

Për më tepër, Guvernatori i Distriktit 7280 DG Zach S. Covington, theksoi rëndësinë e këtij binjakëzimi jo vetëm si një mundësi për të zgjeruar horizontet e bashkëpunimit, por edhe për të ndarë vlerat dhe traditat që bashkojnë Rotary-n në një tërësi të madhe globale.

“Ne besojmë se ky bashkëpunim do të jetë një shembull frymëzimi për të gjithë Rotary-n, duke treguar se si mund të punojmë së bashku për të përmirësuar jetët e komuniteteve tona, duke i forcuar ato dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kjo është magjia e Rotary” tha ai gjatë fjalimit të tij.

Memorandumi i Bashkëpunimit: Një Hapi Drejt Projekteve të Përbashkëta

Memorandumi i nënshkruar parashikon bashkëpunim të ngushtë midis dy distrikteve në fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, edukimin, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e paqes. Marrëveshja përfshin gjithashtu shkëmbime të përbashkëta kulturore dhe profesionale, me qëllimin për të sjellë inovacione dhe për të ndarë përvoja për menaxhimin e suksesshëm të projekteve. Përveç kësaj, një nga objektivat kryesore është përfshirja e më shumë të rinjve në projektet e Rotary, duke synuar të nxisin një frymë të re liderësh që do të vijojnë trashëgiminë e angazhimit të Rotary në shërbim të komunitetit dhe njerëzimit.

Memorandumi i Bashkëpunimit midis Distriktit 2485 (Kosovë-Shqipëri) dhe Distriktit 7280 (SHBA) synon forcimin e bashkëpunimit në:

Projekte të përbashkëta në shëndetësi, edukim, zhvillim ekonomik dhe mjedis.
Shkëmbime kulturore dhe programe për Rotarianët dhe të rinjtë.
Zhvillim profesional me trajnime dhe seminare për anëtarët.
Vendosjen e Poleve të Paqes si simbol i bashkëpunimit dhe paqes.
Mbështetje për të rinjtë përmes aktiviteteve si RYLA dhe shkëmbime, etj.

Ky bashkëpunim reflekton vlerat e Rotary-t për paqe, unitet dhe shërbim global.

Vizita e Rotarianëve Amerikan si pjesë e Shkëmbimit të Miqësisë

Këto ditë, në Kosovë dhe Shqipëri po qëndrojnë Rotarianë nga Distrikti 7280 i Pensilvanisë, SHBA. Vizita e tyre është pjesë e aktivitetit të shkëmbimit të miqësisë dhe vullnetit të rotarianëve nga të dy anët për të forcuar lidhjet e krijuara ndër vite përmes Marrëveshjes së Binjakëzimit dhe Memorandumit të Bashkëpunimit midis Distriktit 2485 (Kosovë-Shqipëri) dhe Distriktit 7280. Rotarianët nga SHBA-ja po marrin pjesë në takime dhe aktivitete që kanë për qëllim të shohin të arriturat e deritanishme nga projektet e përbashkëta dhe thellimin e partneritetit, shkëmbimin e përvojave dhe planifikimin e projekteve të përbashkëta që do të përmirësojnë jetën e komuniteteve në të dyja vendet. Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e të dyja palëve për të zhvilluar projekte që reflektojnë vlerat thelbësore të Rotary-t për paqë dhe shërbim global.

Miqësia dhe partneriteti strategjik midis Kombeve Shqiptare dhe Amerikane

Marrëveshja e binjakëzimit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe amerikanëve janë në nivelin më të lartë. Ky partneritet i fortë, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria dhe demokracia, përfaqëson një angazhim të përhershëm për të ndihmuar njëri-tjetrin. Bashkëpunimi mes Distriktit 2485 dhe Distriktit 7280 pasqyron këtë miqësi, duke sjellë një dimension të ri në fushat humanitare dhe të zhvillimit.

Rotarianët nga të dyja vendet ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen, ku bashkëpunimi ndërkombëtar do të përforcojë paqen, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për të rinjtë. Ky binjakëzim, si një hap i natyrshëm i këtij partneriteti të gjatë, synon të përmirësojë cilësinë e jetës në të dyja komunitetet.

Përmes këtij bashkëpunimi, Rotary-klubet e të dyja vendeve do të luajnë një rol të rëndësishëm në nismat globale për zhvillim social dhe ekonomik. Partneriteti midis Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-së do të shërbejë si një model i suksesshëm për bashkëpunimin ndërkombëtar në të ardhmen.

Një qasje e re për bashkëpunimin ndërkombëtar

Ky binjakëzim është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për të dyja distriktet, dhe siç theksoi Guvernatori Batalli, është një dëshmi e qartë e potencialit të madh që sjell bashkëpunimi ndërkombëtar në kuadër të Rotary. Në të njëjtën frymë, Guvernatori i Distriktit 7280 shprehu vlerësimin për mikpritjen dhe tha se presin me padurim të zgjerojnë projektet dhe mundësitë e reja që do të vijnë si rezultat i kësaj marrëveshjeje.

Në përfundim të ceremonisë, të dyja palët ranë dakord që kjo marrëveshje do të ketë një afat pesë-vjeçar, me mundësinë e rinovimit të saj pas kësaj periudhe, duke hapur rrugën për projekte afatgjata që do të sjellin përfitime konkrete për komunitetet e të dyja vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Lajme
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Ambasadorja e SHBA-së për Drejtësinë Penale Globale, flet për Gjykatën Speciale

Ambasadorja e SHBA-së për Drejtësinë Penale Globale, flet për Gjykatën Speciale

Lajme

"Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin e vrasjes afër hotelit ku punonte në Dragodan

Drejtësi
Kalo në kategori