LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Rama-Berisha në Kushtetuese, partitë e vogla kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Marrëveshja Rama-Berisha në Kushtetuese, partitë e vogla kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri mori në shqyrtim ankimin e bërë nga partitë e vogla që kërkojnë rrëzimin e marrëveshjes PS-PD për Kodin Zgjedhor.

Sipas tyre, ndryshimet e bëra në fund të muajt korrik, bllokojnë parimin e listës së hapur për kandidatët për deputetë pasi 1/3 e listës është e fiksuar nga kryetarët.

“Çdo ligj në thelb është në përputhje me Kushtetutën, por s’është e moralshme, dhe kushtetuta nuk është vetëm ligj pore dhe moral”, tha kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.


Për të qartësuar idenë, i treguan shembuj gjyqtarëve se përse kjo formulë ka mbyllur listën e kandidatëve për deputetë.

“Në Berat s’ka garë, në Dibër s’ka garë etj…”, tha Adriatik Lapaj.

Por për gjyqtarët ata kishin një propozim, se si mund të kënaqen të gjitha palët.

“Të jetë opsionale kush të dojë të ketë listë të hapur kush të dojë ta mbyll 1/3”, u shpreh Rezart Kthupi.

Qëndrimet e tyre morën vëmendjen e gjykatës e cila pas përfundimit të shqyrtimit kushtetues ka 30 ditë kohë për të vendosur nëse do të legjitimojë atë që konsiderohet një marrëveshje në distancë Rama-Berisha të korrikut 2024, apo do ta rrëzojë atë. Opsioni i dytë do të implikonte direkte parlamentaret e 2025, të cilat janë pesë muaj larg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori