Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi një ditë më parë ka folur për marrëveshjen me Serbinë për energjinë në veri, ndërsa theksoi se marrëveshja ka pasur mundësi të anulohej në vitin 2015 e jo në vitin 2022.

Bislimi duke folur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe kritikat se i kanë ndryshuar qëndrimet, tha se situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Kurti.


“Situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti”, është shprehur Bislimi, raporton Telegrafi.

E lidhur me këtë sot ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo, theksoi se qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet, e sipas saj, sot faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njëjta si të vitit 2015.

“ZvKM Bislimi, qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet.

E faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njëjta si me 2015 si sot.

E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri”, shkruan Çitaku. /Telegrafi/

Screenshot 15 12