Ervis Iljazaj
Nëse ka një vend ku tensionet e politikës ndërkombëtare ndihen dhe janë më të forta se kudo, është pikërisht Maqedonia, ose tashmë Maqedonia e Veriut. Ndikimet e superfuqive ndërkombëtare në këtë shtet, kanë gjetur pasqyrim në ngjarjet e fundit që kanë ndodhur. Sidomos, marrëveshja për ndryshimin e emrit.
Pas referendumit i cili nuk arriti kuorumin e duhur, marrëveshja e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë u aprovua në Parlamentin maqedonas, dhe, ky është një lajm i mirë jo vetëm për të, por, edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë kuptim, politika maqedonase, përtej çdo tensioni dhe konflikti të brendshëm, zgjodhi Perëndimin. Më detyrim ose jo, pak rëndësi ka. E rëndësishme është se, nën shembullin e Maqedonisë, po ecin drejt zgjidhjes shumë konflikte në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sepse, në të gjithë këtë histori negociatash, vihet re dy elemente të rëndësishme. E para është shpejtësia me të cilën u mbyll kjo marrëveshje vetëm në kohët e fundit, edhe pse ka patur shumë tentativa dhe ka përbërë një nga konfliktet më të rëndësishme midis dy vendeve për shumë vite. Shpejtësi, e cila u kritikua edhe nga qarqe të ndryshme politike të brendshme në vendet përkatëse.
Dhe e dyta, prezenca dhe insistimi i institucioneve të Bashkimit Evropian për të nxitur të dyja vendet për një marrëveshje. Jo vetëm kaq, por në ditën e marrëveshjes, ishte prezente dhe përgjegjësja për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini.
Në këtë moment dhe kontekst që po kalon Ballkani Perëndimor, të dyja këto elemente janë domethënëse për drejtimin që do të marrë politika e jashtme e Maqedonisë, por edhe e Ballkanit Perëndimor. Dhe, drejtimi, është padyshim procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kuptim, arritja e marrëveshjes përbën një shpresë të madhe për Maqedoninë për çeljen e negociatave. Në fakt, mënyra se si u arrit kjo marrëveshje, është dhe një shpresë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, sepse me të gjitha gjasat, çelja e negociatave nëse do të vendoset, do të vendoset bashkërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Për këtë arsye, me insistimin e Bashkimit Evropian, pak a shumë po marrin zgjidhje të gjitha konfliktet midis vendeve të Ballkanit që kanë qenë aty për shumë vite, dhe, që e kanë bërë këtë rajon problematik jo vetëm për to, por edhe për aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht për SHBA dhe Bashkimit Evropian.
Kështu që, para se të jepet OK nga BE për vazhdimin e procesit të mëtejshëm të integrimit, kërkohet sheshimi i të gjithave mosmarrëveshjeve midis këtyre shteteve. Në këtë kuadër duhet të shohim edhe marrëveshjen që është duke u negociuar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pa hyrë në detaje nëse është e favorshme ose jo për Shqipërinë, është e qartë që, kjo marrëveshje është thelbësore për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Kush mendon të kundërtën, që hapja e negociatave ose jo nuk ndikohet edhe nga kjo marrëveshje, harron se Greqia është një vend anëtar i Bashkimit Evropian, dhe një shtet i cili shihet nga BE si potencial për të udhëhequr këtë rajon politikisht. Në këtë kuptim, fjala e ministrit të Jashtëm grek, duam apo s’duam ne, është e rëndësishme dhe me peshë, sa herë që bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Sigurisht, nuk është vendimtare, por ka një peshë politike të rëndësishme.
Për të gjitha këto arsye, arritja e marrëveshjes midis Greqisë dhe tashmë Maqedonisë së Veriut, është një marrëveshje që mban ende shpresat për integrimin e Ballkanit Perëndimor, dhe nxit përshpejtimin e këtij procesi.
Por, marrëveshja tregon edhe njëherë se, popullsia shqiptare në Maqedoni, ka luajtur një rol domethënës për këtë arritje. Askush nuk mund ta mohojë tashmë, se populli shqiptar i Maqedonisë së Veriut është në një tjetër dimension në politikëbërjen atje, dhe ka treguar gjithmonë që është një faktor stabilizues, si në këtë rast. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, është një popull, i cili sheh gjithmonë me sytë nga BE dhe nga NATO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës