LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Programi IPA është një mbështetje kyçe për reformat

Mariçiq: Programi IPA është një mbështetje kyçe për reformat

Zv. kryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, bashkëkryesoi sot Komitetin Monitorues të IPA-s, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Michaela Matuela.

“Programimi efektiv i projekteve në këtë fazë të negociatave do të jetë kyç për progresin në reforma, por edhe i rëndësishëm për fushat e transportit dhe energjisë. Dinamika e procesit të negociatave do të varet nga kjo, por është gjithashtu e një rëndësie të madhe për qytetarët tanë, për rajonin, si dhe për vetë BE-në, sepse në këtë mënyrë kontribuojmë në lidhjen tonë më të fortë, integrimin dhe përparimin më të shpejtë”, tha Mariçiq para anëtarëve të Komisionit Monitorues të IPA-s.

Mariçiq shtoi se Qeveria është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë të ofrojë dhe të sigurojë përparim të qetë të negociatave të anëtarësimit, dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal janë në agjendën e qeverisë.


Michaela Matuela, në fjalimin e saj tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se është e rëndësishme që vendi të vazhdojë avancimin e reformave që kanë të bëjnë me BE, mbi të gjitha në interes të të gjithë qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori