LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: I kemi dhënë fund mosndëshkimit për dhunën ndaj gazetarëve

Mariçiq: I kemi dhënë fund mosndëshkimit për dhunën ndaj gazetarëve

Sulmi ndaj gazetarëve, kameramanëve ose fotoreporterëve do të konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq njoftoi ndryshime në Kodin Penal të cilat do të parashikojnë, përveç gjobave edhe burg deri në tre vjet, për këdo që pengon ose sulmon një punonjës mediatik në kryerjen e detyrës.

Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për sulm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me denoncim në prokurori.

Mariçiq njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fyerje dhe shpifje. Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shpifje. Sipas ministrit, ndryshimet duhet të miratohen në Kuvend në shtator.


“Korniza ligjore për këto vepra penale ose vepra të shtrënguara penale për sulm ndaj gazetarëve është deri në tre vjet burg. Mendojmë se në një farë mënyre barazohet me sulmin ndaj një personi zyrtari që i referohet atyre profesioneve që mbrohen posaçërisht nga kodi penal”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori