Mariah Carey ka ndarë një kujtim të pazakontë me Rihannën gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live, ku promovoi albumin e saj të ri Here For It All, që pritet të dalë më 26 shtator.

Gjatë bisedës, diva e muzikës pop rrëfeu një episod të papritur në prapaskenë të një koncerti të saj në New York.


Në emision u shfaq një video ku Carey i prek gjoksin Rihannës, ndërsa kjo e fundit thërret me humor: “Kjo është ikonike! Mariah Carey po më nënshkruan gjoksin!”, shkruan DailyMail.

E ftuara Fortune Feimster e pyeti Mariah nëse kjo ishte diçka e zakonshme. “Jo, zakonisht nënshkruaj ndonjë krah... por ky ishte një moment unik. E duam Rihannën”, tha ajo me të qeshur.

Mariah u shfaq në studio me një pamje glamuroze – një fustan elegant, taka me platformë dhe vathë me diamante, duke e bërë hyrjen e saj po aq të bujshme sa gjithmonë.

Albumi i saj i ri, MC16, do të jetë i pari që nga viti 2018 dhe përfshin këngën kryesore “Type Dangerous”.

Fansat mezi po presin rikthimin e këngëtares legjendare, e cila ka nisur një fushatë të fuqishme promovimi në rrjetet sociale. /Telegrafi/