LAJMI I FUNDIT:

Reali vendos për huazimin e Brahim Diaz, katër skuadra e duan atë

Reali vendos për huazimin e Brahim Diaz, katër skuadra e duan atë
Real Madrid. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Brahim Diaz ka kaluar një vit e gjysmë si futbollist i Real Madridit pas transferimit nga Manchester City.

Mesfushori i talentuar spanjoll iu bashkua Realit në janarin e vitit 2019 nga kampioni anglez për 17 milionë euro, pak para përfundimit të kontratës së tij.

Megjithatë hapësirat për të këtë sezon kanë qenë minimale, pasi Diaz është paraqitur në vetëm shtatë takime duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.


20-vjeçari shihet si futbollist me potencial të madh për të ardhmen, por momentalisht nuk po preferohet nga trajnerin Zinedine Zidane.

Brahim Diaz . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Marca ka zbuluar se Diaz do të jetë lojtari i parë që do të largohet në verë nga Santiago Bernabeu.

E përditshmja spanjolle që është shumë e afërt me klubin madrilen ka zbuluar se Reali ka marrë vendim që ta huazojë për dy vite talentin spanjoll.

Gara për ta marrë në huazim Diazin është e madhe në La Liga, pasi katër skuadra e duan atë.

Getafe, Real Betis, Espanyol dhe Real Sociedad janë skuadrat që kanë shprehur interesim për mesfushorin ofensivë.

Besohet se Los Blancos do ta dërgojnë Diazin në Sociedad ku do ta zëvendësonte Martin Odegaardin që do të rikthehet në Santiago Bernabeu pas huazimit të suksesshëm te baskët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori