LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të merr pjesë në Festivalin e filmit në Berlin

Maqedonia do të merr pjesë në Festivalin e filmit në Berlin

Filma nga Maqedonia dhe profesionistë të filmit edhe këtë vit me mbështetje të Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë do të jenë pjesëmarrës në edicionin e 67 të Festivalit të filmit në Berlin (Berlinale), i cili mbahet në periudhën prej 9 deri 19 shkurt në Berlin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filmi më i ri i Teona Mitevska “Kur dita s’kishte emër”, i cili deri tani është dy herë ka pasur premierë para gazetarëve dhe profesionistëve të filmit, zyrtarisht premierën botërore do ta ketë më 14 shkurt në programin “Panorama Speciale”.

Në kuadër të Berlinale drejtoresha e Agjencisë për fil, Mimi Gjorgoska Ilievska, mori pjesë në mbledhjen ndërkombëtare të 20 fondeve filmike më të zhvilluara nga Evropa./Telegrafi/