Maqedonia e Veriut vendi më i varur nga importi i energjisë elektrike në rajon

Maqedonia e Veriut importon 1/3 e energjisë elektrike dhe është vendi më i varur nga importi në rajon.
Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga qymyri, ndërsa e gjithë energjia elektrike në Shqipëri është nga burime të rinovueshme. Mali i Zi më së shumti prodhon energji elektrike nga era. Bosnja dhe Hercegovina është e vetmja që ka energji elektrike edhe për eksport.
Situata me prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut është e zymtë, si për nga kuptimi themelor i fjalës, ashtu edhe në kuptimin figurativ. Nga njëra anë nuk prodhohet mjaftueshëm rrymë, ndaj vendi blen nga jashtë me çmime shumë të larta. Ndërkohë, pjesa më e madhe e energjisë elektrike, e cila prodhohet në Maqedoninë e Veriut është nga qymyri, i cili ndot mjedisin.
Me prodhimin e energjisë elektrike nuk mund të mburret as Kosova. Edhe ky shtet nuk prodhon mjaftueshëm rrymë. Madje, edhe atë sasi rryme që prodhon, është nga qymyri, në termocentrale që janë ndotës të mëdhenj të mjedisit.
Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë pothuajse në zero. Ata prodhojnë aq sa konsumojnë.
Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend në rajon që ka energji për eksport.
E gjithë energjia elektrike që e prodhon Shqipëria është nga burimet e rinovueshme të energjisë, në pjesën më të madhe nga hidrocentralet.
Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga qymyri.
Mali i Zi është lider absolut në rajon për prodhimin e energjisë nga era. Pothuajse 9 për qind të energjisë elektrike e prodhon nga centralet me erë.
Serbia prodhon më së shumti, por edhe konsumon më shumë.
Shqipëria konsumon më së paku energji elektrike për banor, ndërsa Mali i Zi më së shumti.
Prodhimi i energjisë elektrike në centralet diellore në rajon është i papërfillshëm.
I gjithë rajoni në masë të madhe është i varur nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike.
Të gjitha vendet eksportojnë kur kanë teprica dhe importojnë kur ju duhet, por Maqedonia e Veriut është importuesi më i madh i energjisë elektrike.
Maqedonia e Veriut, me 1.8 milion banorë, importon një të tretën e energjisë elektrike që i nevojitet, tregojnë të dhënat e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Në vitin 2021, në Maqedoninë e Veriut janë konsumuar 7.906 gigavat orë energji elektrike, ndërsa janë prodhuar 5.285 gigavat orë.
Prodhuesi më i madh është termocentrali TEC Manastir, i cili së bashku me termocentralin Osllomej prodhoi 2.078 gigavat orë. Që të dy, energjinë elektrike e prodhojnë nga qymyri.
Më pas radhitet prodhuesi privat TE-TO me 1.503 gigavat orë. Centrali i kombinuar i gjenerimit prodhon energji termike për qytetarët e Shkupit dhe energji elektrike nga gazi natyror.
Në hidrocentrale, shtetërore dhe private, janë prodhuar 1.454 gigavat orë energji elektrike. Nga dhjetori i vitit të kaluar është kyçur edhe TEC Negotina, e cila prodhon rrymë nga mazuti. Më pak se dy për qind e energjisë elektrike prodhohet nga era, ndërsa më pak se 1 për qind nga panelet diellore.
Në Maqedoninë e Veriut ka një rënie të ndjeshme nën 22 për qind të prodhimit vendor të energjisë elektrike në dekadën e fundit, respektivisht nga 6.744 gigavat orë në vitin 2010 në 5.284 gigavat orë në vitin 2021. Prodhimi i energjisë elektrike nga SHA EEM, në vitin 2021, është përgjysmuar në raport me vitin 2011.
Shkaqet e rënies janë defektet dhe ndërprerjet e punës së REK Manastir, zvogëlimi i gërmimit në miniera dhe cilësia më e dobët e thëngjillit, afrimi i fundit të jetëgjatësisë së termocentraleve dhe investimet joadekuate, thuhet në raportin e Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Hidrocentralet prodhojnë energji elektrike varësisht nga sasia e ujit. Prodhimi në vitet me thatësirë është në mënyrë drastike më i ulët. Në vitin 2010, për shembull, prodhimi ka qenë 2.200 gigavat orë maksimale, ndërsa më 2017 janë prodhuar vetëm 816 gigavat orë minimale, pra një diferencë prej 2.5 herë.
Për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike dhe për të siguruar funksionimin e qetë të termocentraleve Manastir dhe Osllomej, Qeveria blen thëngjill nga jashtë, ndërsa furnizon mazut për funksionimin e TEC Negotinë, i cili ishte mbyllur për një dekadë të tërë. Me çmimet aktuale të energjisë elektrike, edhe prodhimi i energjisë elektrike nga mazuti bëhet ekonomikisht i justifikuar./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë