LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Kosova nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në sektorin energjetik

Maqedonia dhe Kosova nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në sektorin energjetik

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi, sot ka realizuar takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm mes dy ministrive.

Bekteshi në takim ka thënë se gjatë periudhës së ardhshme projekti aktual për realizim nga ana e të dy shteteve është lidhja e sistemeve elektro-energjetike mes dy vendeve, duke shtuar se kjo do të jetë edhe një lidhje shtesë me sistemet elektro-energjetike të BE-së, pasi siç tha, Kosova përmes Shqipërisë do të lidhet me Italinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithashtu nga ana jonë së shpejti do të publikohet tenderi ndërkombëtar për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike, që do të thotë përmes tenderit do të jepet e drejta për prodhim të energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme”, tha Bekteshi.


Ndërsa ministri Valdrin Lluka shprehu interes për projektin për gazifikim, pasi sipas tij, hapet mundësi për zhvillimin e këtij rrjeti në të dy shtetet.

“Përgatitja e projekteve të përbashkëta do të na mundësojë prezantim të përbashkët para institucioneve financiare të huaja, me qëllim angazhimin e mjeteve për realizimin e projekteve të përbashkëta”, tha Lluka.

Bekteshi dhe Lluka në takim kanë diskutuar edhe për autostradën Shkup-Bllacë, përgatitjet për pjesën Tetovë-Jazhincë, si dhe Opajë-Stanishiq.

Pas përfundimit të takimit të punës mes dy delegacioneve, ministrat Bekteshi dhe Lluka nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim në sektorin energjetik mes dy ministrive, me të cilin pritet të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh në sektorin energjetik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori