LAJMI I FUNDIT:

U pickua nga grerëzat, 60 vjeçari nga Maqedonia përfundon në koma

U pickua nga grerëzat, 60 vjeçari nga Maqedonia përfundon në koma

Një 60 vjeçar nga fshati Reçan i Velesit, i gjithi është pickuar nga grerëzat dhe ka rënë në gjendje kome, më pas me autoambulancë është dërguar në spitalin e Velesit.

Mjekja Milka Panova nga Ambulanca e Velesit tha për Agjencionin Informativ të Maqedonisë se pacientin e kanë pranuar në ora 11:05 dhe kur ka arritur në spital, personi ka qenë në gjendje kome dhe pa shenja jete, me pickime të shumta nga grerëzat në duar, fytyrë dhe pothuajse në të gjithë pjesët e ekspozuara të trupit.

“Menjëherë e kemi rikthyer në jetë dhe i kemi dhënë terapinë e duhur, sepse është evidente se personi është alergjik ndaj grerëzave dhe në gjendje kome, menjëherë me autoambulancën tonë e kemi dërguar në spitalin e Velesit”, informon mjekja Panova.


Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm Veles, mjekja Elena Levkova-Kyulumova, tha se personi është sjellë në gjendje të rëndë, por pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe vëzhgimit disaorësh, i është kthyer vetëdija dhe është liruar nga spitali i Velesit në shëndet të mirë.

Mjekja Panova nga ambulanca thotë se pickimet nga grerëzat, bletët, dhe insektet e tjera janë të shpeshta në muajt e verës.

Disa nga të dëmtuarit thërrasin vetë ambulancën, ndërsa ka nga ata që kalojnë menjëherë në gjendje të rëndë, për të cilët rasti raportohet nga të afërmit, miqtë dhe kalimtarët e rastit.

“Rekomandohet që qytetarët të kenë kujdes se ku dhe si lëvizin, e veçanërisht ata që janë alergjikë ndaj grerëzave dhe insekteve të tjera, të mbajnë terapinë e nevojshme për të mbrojtur jetën e tyre. Disa nga alergjikët që nuk mbrohen, fatkeqësisht përfundojnë me fatalitet”, paralajmëron mjekja Panova.

Ajo bën me dije se sivjet nuk ka pasur shumë raportime për kafshime nga gjarpërinjtë apo pickime nga grerëzat si në verërat e kaluara kur më së shumti kërkonin mjekim personat që punonin në ara.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori