LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, do të rishikohet ligji për kanabis për përdorim mjekësorë

Maqedoni, do të rishikohet ligji për kanabis për përdorim mjekësorë
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë do ta kthejë në përpunim Ligjin për kontrollin e narkotikëve dhe substancave psikotrope. Pasi që disa shoqata qytetare dolën me një seri vërejtjesh dhe kërkuan një proces të vendimmarrjes transparente, ministri Filipçe tha se ligji që rregullon kanabisin për qëllime mjekësore do të rishikohet pasi të gjitha palët të jenë pajtuar, informon “TV24”.

“Në lidhje me sugjerimet e OJQ-ve që erdhën pasi vendosëm ligjin në qeveri, ndërsa pastaj në procedurën parlamentare, ne patëm një takim tjetër dhe ata treguan kërkesat dhe kërkesat e tyre duhet të theksoj se ato lidhen pjesërisht me atë pjesë të ligjit që rregullon kanabisin për përdorim mjekësor, dhe në disa aspekte të tjera. Duke pasur parasysh këtë, ne kemi tërhequr ligjin dhe do ta kthejmë atë në përpunim, dhe atëherë kur të gjithë palët e interesuara të dakordohen, do ta vendosim përsëri në procedurën e duhur”, tha Venko Filipçe.

Disa organizata të shoqërisë qytetare kanë paralajmëruar se propozim ligji i ri lejon qeverinë të ketë kontroll të plotë mbi biznesin e kanabisit mjekësor. Ndërsa me faktin se familja e kryeministrit po merret me këtë biznes, çështja e konfliktit të interesit është ngritur në opinion. Zaev mohoi që ligji ishte miratuar për interesa personale./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori