LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpëtohen dy pacientë pas transplantimit të suksesshëm të donatorit të ndjerë

Maqedoni, shpëtohen dy pacientë pas transplantimit të suksesshëm të donatorit të ndjerë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot mbajti konferencë për shtyp pas transplantimit të suksesshëm të donatorit të ndjerë te Klinika e Urologjisë, në bashkëpunim me Repartin për anestezi, reanimacion dhe mjekim intensiv. Bëhet fjalë për qasje shumë sektoriale, ku aktivisht janë përfshirë një numër i madh i mjekëve dhe personelit tjetër të Urologjisë, Nefrologjisë, Klinikës së Radiologjisë dhe Institutit për Transfuzioneve.

Pas tri viteve pauzë, në Klinikën e Urologjisë suksesshëm mbaroi transplantimi i veshkave nga pacient i cili ka pasur vdekje truri. Nga i ndjeri, me leje nga anëtarët më të afërt të familjes janë marrë veshkat dhe menjëherë janë transplantuar te dy pacientët që kanë pritur për to. Dy transplantimet kanë kaluar suksesshëm dhe tani pacientët që morën veshkë ndihen mirë. Ju uroj personelit mjekësor nga Klinika e Urologjisë që bënë punë shumë të mirë. Shpëtuan dy jetë, që për gjatë kohë torturoheshin në dializa”, theksoi ministri Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Filipçe, njoftoi për fushatën e parë për transplantimin e organeve që zyrtarisht do të fillojë muajin e ardhshëm, duke potencuar se ngritja e vetëdijes te qytetarët për dhënien e organeve duhet ta ngrisim në nivel ku pritet të paktën 5 transplantime të organeve nga donatorët e ndjerë për një vit.


Koordinatori kombëtar për transplantim, Maja Mosova shprehu falënderime dhe respekt për familjen e donatorit.

“Ata janë shembull për të gjithë ne se si duhet të veprojmë në jetë. Ka rreth 70 pacientë, veshkat e të cilëve nuk funksionojnë dhe që janë në listë për marrje të organeve”, tha Maja Mosova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori