LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpenzimet për jetë në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar shënojnë rritje për 2.2%

Maqedoni, shpenzimet për jetë në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar shënojnë rritje për 2.2%

Shpenzimet për jetë në nëntor të këtij viti janë të njëjta si në muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 0,3 për qind në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar 2019 shpenzimet për jetë shënojnë rritje prej 2,2 për qind, ndërsa çmimet me pakicë rritje prej 1,8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rritje e shpenzimeve për jetë në nëntor, në krahasim me muajin paraprak është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ftohura përveç patatet dhe frutat me rrënjë për 13,3 për qind, vaji dhe vajrat për 2,2, birra për 0,5, pijet alkoolike për 0,4, djathi dhe gjiza, prodhimet ushqimore, të papërmendura në vend tjetër, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet nga frutat dhe perimet për 0,2 për qind.

Rritje të shpenzimeve është vërejtur edhe tek gazi për amvisëri për 2,1 për qind, aparatet elektrike për higjienë personale për 1,7, pajisja fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 1,5, aparatet e vogla elektrike për amvisëri për 1,2, pajisja informatike për përpunim të të dhënave, kopshtet, bimët dhe lulet për 0,8, veshmbathja për 0,6, manarët dhe prodhimet e ngjashme për 0,5, aparatet e mëdha elektrike për amvisëri, prodhimet e tjera mjekësore për 0,4, materialet për mirëmbajtje dhe përmirësime të vendbanimit për 0,2 për qind.


Ulje të shpenzimeve për jetë ka tek frutat e freskëta dhe të ftohura për 13,3 për qind, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore për 0,7, qumështi për 0,5 dhe mishi për 0,2 për qind.

Ulje të shpenzimeve për jetë është[ vërejtur edhe tek shërbimet shtëpiake dhe shërbimet për amvisëri për 3,1 për qind, mediumet për xhirim për 2,2, automjetet motorizuese për 1,4, derivatet dhe vajrat për mjete vetanake transportuese për 0,6, derivatet e ngurta për 0,4, këpucët, pjesët rezerve dhe pajisja për mjete vetanake transportuese për 0,3, shërbime të tjera për pajisjen për transport vetanak, transporti rrugor i udhëtarëve për 0,2 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori