Maqedoni: Rreth 400 adoleshentë pa certifikatë të lindjes, fëmijët “fantazmë” të vendosur në rrezik
Institucionet nuk janë aktive në zbatimin e Ligjit për evidentimin e personave në Librin amë të të lindurve. 659 persona nuk kanë certifikatë të lindjes, ndërsa me këtë u shkurtohet e drejta e arsimimit, e drejta për sigurim shëndetësor apo mbrojtje sociale. Zëvendësja e OMBUSMAN-it, Vaska Bajramovska, thotë se gjithsej 397 adoleshentë nuk janë të evidentuar në Librin amë të të lindurve, pjesa më e madhe e tyre janë romë.
“Janë dorëzuar 211 kërkesa për regjistrim në Librin e posaçëm amë, që do të thotë nëse e krahasojmë me numrin e përgjithshëm të personave të paevidentuar që është 659, përfundimi është 448, që do të thotë rreth 70% e personave ende nuk kanë parashtruar kërkesë për regjistrim në Drejtori. Numri më i madh prej 397 persona, që është rreth 60% nga numri i përgjithshëm i personave të paevidentuar janë fëmijë nën 18 vjeç”, tha Bajramovska.
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, thotë se procesi i evidentimit të personave pa dokumente personale nuk është kryer dhe se do të zgjas derisa çdo person të pajiset me dokumente themelore për identifikim personal.
“Është proces që nuk është mbyllur, sigurisht do të vazhdojë dhe ne me të vërtetë dëshirojmë që çdo person të jetë i regjistruar dhe të gëzojë të drejtat si të gjithë qytetarët e tjerë në vend”, deklaroi Shahpaska.
Nga OMBUSMAN kërkojnë që të vazhdohet afati për parashtrimin e kërkesës për regjistrimin e personave të paevidentuar në Librin amë të të lindurve për një vit, të ndërmerren masa për informim të plotë të personave të paevidentuar me udhëzime konkrete dhe të qarta për dokumentet e nevojshme për regjistrim në Librin amë./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës