Nisja e punimeve në ndërtimin e korridorit tetë po pret përfundimin e elaborateve për tjetërsimin e tokës ndërtimore, dhe përfundimin e matjeve gjeomekanike që po kryhen në akset rrugore Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë dhe Prilep – Manastir.
Me fjalë tjera, pritet që analizat profesionale të tregojnë sa është trualli i parashikuar për ndërtimin e autostradave i volitshëm për ndërtim, sa janë kushtet e ndërtimit të lehta apo të rënda. Përkatësisht, pas përgatitjeve paraprake, mobilizimit të burimeve njerëzore dhe makinerive, pritet që së shpejti të fillojnë edhe punët konkrete në ndërtimin e këtij korridori, pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme.
Drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore të Rrugëve, Ejup Rustemi thotë se për projektimin e traseve do të angazhohen të gjitha kapacitetet në vend, ku këto ditë do të miratohen edhe të gjitha aktivitetet projektuese për projektimin e traseve dhe korridoreve rrugore. Njëherësh deri tani kompanisë “Bechtel dhe Enka”, i janë transferuar 167 milionë euro për mobilizim e ndërmarrjeve që do të përfshihen në ndërtimin e këtyre autostradave, si dhe avansin për korridorin 8 dhe korridorin 10d.
“Do të vazhdojmë sipas të gjithë gjasave gjatë javës së ardhshme të paraqesim kërkesë tek Ministria e Transportit për korridoret rrugore. Pas marrjes së lejes do të fillojmë me shpronësimin dhe pas me punët e ndërtimit, “, thekson Rustemi. Sipas tij, tani po garantohet ndërtimi i 110 kilometrave të paralajmëruara autostradë në korridoret 8 dhe 10 për katër vite e shtatë muaj, me konceptin e ri dhe për projektim dhe ndërtim të paraparë në Marrëveshjen me konsorciumin “Bechtel dhe Enka”.
Modeli është ndryshuar, për shkak të kohëzgjatjes shumëvjeçare të ndërtimit të projekteve kyçe infrastrukturore. Me marrëveshjen e nënshkruar parashikohet koncept i ri për ndërtim të rrugëve ku në mënyrë paralele do të realizohen disa aktivitete si analizat gjeomekanike, përgatitja e elaborateve për eksproprijim, projektimi, andaj edhe pritet të ketë realizim më të shpejtë të punëve ndërtimore.
Nga Ministria e Transportit, thonë se një projekt i tillë madhor “nuk fillon me ekskavator dhe lopatë në rrugë”, por se projekti fillon me analiza në terren, prova dhe projektim, me shpronësim toke, me projekte urbanistike, projekte bazë. E gjithë kjo është thelbësore që kur të hyjë mekanizimi, të ketë hapësirë të papenguar për të punuar, që të mos ketë ndalesa siç ishte rasti me autostradën Kërçovë-Ohër.
Për herë të parë në vend po ndërtohet në këtë mënyrë i ashtuquajturi “fidig system” sipas të cilit kompanisë i besohet të menaxhojë të gjithë procesin si në pjesën e projektimit ashtu edhe në atë të performancës (ndërtimit ), i cili shmang përplasjen e kompanive projektuese dhe kompanisë kontraktuese.
Për dallim prej autostradë së re, punimet në autostradën Kërçovë – Ohër janë vonuar edhe si rrjedhojë e më shumë gabimeve në projektim. Bile deri në muajin qershor janë zgjidhur mbi 3500 lëndë pronësore dhe juridike midis shtetit dhe qytetarëve në tërë trasenë e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, dhe janë realizuar 72 riprojektime, dhe projektime të nyjeve rrugore të cilat nuk ishin të parashikuara së bashku me riprojektimin e një pjesë më të madhe të shpateve.
Ndryshe, në fillim të kë tij muaji i janë paguar kompanisë “Bechtel dhe Enka” 53 milionë euro për ndërtimin e autostradave, ndërsa më parë i janë ndarë 117 milionë euro. Për sivjet pritet të ndahen 243 milionë euro për realizimin e infrastrukturës rrugore në korridoret 8 dhe 10d. Mjetet ndahen për mobilizimin, prokurimin e pajisjeve, bazave dhe materialeve për kontraktuesin dhe për të mbështetur aksesin në fonde, për prova gjeomekanike, ekipim me staf me mekanizim, ngritjen e kampeve, laboratorit dhe punëve tjera nga kontraktuesi, thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.
Punimet do të realizohen në akset rrugore Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir. Fillimisht janë llogaritur se 1.3 miliard euro do të kushtojnë rrugët e reja moderne që do t’i ndërtojë kompania “Bechtel dhe Enka”. Kësaj shume duhet t’i shtohen edhe harxhimet e tjera për blerjen e tokës private për ndërtim prej 300 milionë euro si dhe kostot e projektimit. Përllogaritjet janë bërë nga ekspertët e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup dhe janë reviduar nga shtëpia konsulente prestigjioze “Grant Tornton”.
Matematikat e tyre fillestare tregojnë se aksi rrugor prej 17 km Tetovë -Gostivar apo autostrada tërësisht e re në këtë drejtim do të kushtojë 125 milionë euro, Gostivar-Bukojçan deri afër Kërçovës prej 30 km me një terren të vështirë me ura dhe tunele do të kushtojë 560 milionë euro, Trebenishtë -Strugë deri në Qafë të Thanës do të kushtojë 360 milionë euro për afër 22 km dhe autostrada Prilep -Manastir që i takon korridorit 10, prej afër 40 km do të kushtojë 260 milionë euro. Autostradat do të jenë me nga tre korsi me një kosto mesatare prej 12 milionë euro për një kilometër./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët