LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, personat me të ardhura të pakta do të regjistrohen me automatizëm në sigurimin shëndetësor

Maqedoni, personat me të ardhura të pakta do të regjistrohen me automatizëm në sigurimin shëndetësor

Personat me të ardhura të pakta edhe këtë vit nuk do të kenë nevojë të regjistrohen në Fondin për Sigurim Shëndetësor për të drejtën e sigurimit shëndetësor.

Fondi bën të ditur se këta persona që sigurojnë më pak të ardhura se 144 mijë denarë në vit do të regjistrohen me automatizëm.

Sipas zyrtarëve në FSSH, kufiri për realizimin e kësaj të drejte është rritur vazhdimisht si pasojë e rritjes së rrogës minimale. Regjistrim me automatizëm do të marrin edhe personat që kanë të ardhura ndërmjet 144 mijë dhe 204 mijë denarë, por që në dy muajt e fundit kanë siguruar të ardhura prej më pak se 24 mijë denarësh.


Dy kategoritë tjera që përfitojnë janë ata që paguajnë 50% ose 100% të kontributeve shëndetësore nga rroga mesatare, nëse janë në kuadër të kufizimit prej 144 mijë euro e deri më 204 mijë euro.

Këta persona nuk do të marrin ndonjë njoftim zyrtar. Personat që nuk do të përfshihen në këtë kategori si rezultat i të ardhurave të larta, do të marrin njoftim me postë.

Të ardhura familjare konsiderohen të ardhurat personale dhe të anëtarëve të të siguruarit, bashkëshorti, bashkëshortja apo edhe fëmijët.

Nëse vërtetohet se dikush merr më shumë të ardhura dhe nuk i raporton, si edhe i shfrytëzon lehtësimet e Fondit, atëhetë Fondi do t’ia ndërpresë sigurimin shëndetësor, përveç ndihmës së shpejtë mjekësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori