Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka njoftuar se vetëm disa ditë pas hapjes së email adresave për raportimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve prijavinasilstvo@mon.gov.mk dhe paraqitdhune@mon.gov.mk, kanë arritur dhjetëra denoncime. Nga atje thonë se disa prej tyre i referohen dhunës së bashkëmoshatarëve, e ka edhe të ish-profesorëve, me sugjerime se si të parandalohet dhe të reduktohet dhuna mes fëmijëve dhe të rinjve të moshës shkollore. “Me hapjen e adresës elektronike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendos një mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të sigurt, përmes së cilës nxënësit, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë incidentet, si pjesë e sistemit për identifikimin dhe ndalimin e sjelljeve të padëshiruara. Çdo raport do të hetohet dhe do të ndërmerren veprimet e duhura”, thonë nga MASH.
Nga atje thonë se shkollat duhet të jenë një mjedis i sigurt ku do të zhvillohet procesi arsimor. Për këtë arsye, nga atje thanë se MASH, do t’i propozojë Qeverisë një vlerësim urgjent të situatës dhe rreziqeve të sigurisë, me qëllim të zvogëlimit të të gjitha rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme për sigurinë e nxënësve dhe mësimdhënësve në ambientin shkollor.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se ka propozuar një vlerësim urgjent të rreziqeve të sigurisë për nxënësit në rrjetet sociale, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është duke zhvilluar protokolle që madje do të ndalojnë përdorimin e tyre në shkolla. Shaqiri tha gjithashtu se në konsultim me komunitetin e ekspertëve do të forcohen edhe më tej programet parandaluese për luftimin e bullizmit, duke promovuar dialogun dhe jo dhunën si elemente kryesore në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve. Ai gjithashtu u bëri thirrje prindërve që të marrin pjesë aktive, duke i rritur fëmijët e tyre me tolerancë, jo dhunë si dhe respekt e mirëkuptim për ata që janë të ndryshëm nga vetja.
Sindikata e nxënësve të shkollave të mesme ka kërkuar dje në takimin me ministrin Shaqiri që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të testojë njohuritë e pedagogëve, psikologëve dhe sociologëve të shkollave për mirëkuptimin dhe ndihmën e re për problemet e nxënësve.
Ndryshe, këto masa vijnë pas të shtënave me armë zjarri në Beograd dhe në afërsi të Mlladenovacit në Serbi, në të cilat u vranë gjithsej 17 persona. Vrasësit janë një nxënës 14-vjeçar dhe një djalë 20-vjeçar. Nga ana tjetër, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu thotë se qëndrimi përfundimtar në lidhje me iniciativën për ndalimin e rrjetit social Tik-Tok në Maqedoni do të merret vetëm pas një aktiviteti të koordinuar me institucionet e drejtësisë dhe institucionet tjera arsimore dhe të sigurisë. Në një deklaratë me shkrim pasditen e sotme, Aliu ka shprehur keqardhje të thellë dhe ngushëllime për familjet e viktimave dhe qytetarët e Serbisë. “Censura është e rregulluar me Kushtetutë. Pra, një qëndrim përfundimtar për një masë të tillë mund të pasojë vetëm një aktivitet të koordinuar me institucionet e drejtësisë dhe institucionet e tjera arsimore e të sigurisë në vend. Nga atje, ne mbështesim nismën e Ministrisë së Arsimit për të vlerësuar rreziqet e të gjitha platformave sociale. MPB-ja ka qëndrim të qartë se është kundër çdo lloj gjuhe të urrejtjes apo dhunës, pa përjashtim dhe ne mbështesim sanksionimin e çdo burimi të gjuhës/dhunës së urrejtjes”, thotë Aliu.
Në Serbi, një vajzë në Tik Tok u tall me masakrën e ndodhur në një shkollë në Beograd, pas së cilës policia e thirri për një intervistë informative. Ka pasur raste kur fëmijë janë plagosur ose vrarë për shkak të një sfide në Tik Tok. Në Francë, qasja në platformat sociale si Instagram, TikTok ose Snapchat do të bllokohet për fëmijët nën 15 vjeç, përveç nëse prindërit e tyre u japin leje. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës