Maqedoni, ndryshimet në Ligjin për tekste shkollore mirëpriten nga botuesit

Disa nga shtëpitë botuese kanë mirëpritur ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm dhe shprehen të gatshëm të propozojnë eliminimin e gabimeve të deritanishme në libra.
Siç thonë përfaqësuesit e tyre ishte një nevojë e kamotshme të vendoset rregull për kontrollin e përkthimeve dhe përmbajtjes së teksteve shkollore duke shtuar se ligji i deritanishëm nuk kishte dhënë hapësirë që botuesit të propozojnë korrigjime ose lëshime në raste të caktuara.
“Po tash ajo thënia popullore thotë kush punon edhe gabon, në këtë rast ndodhin gabime edhe te botimet, nuk e përjashtoj as veten. Edhe te librat tonë mund të gjenden gabime qoftë gjuhësore ose teknike. Ne mundohemi të angazhojmë përkthyes dhe lektorë sa më profesional dhe cilësor por përvidhen gabime, ndodhin gabime. Megjithatë ne gjithmonë kemi tentuar në ribotim t’i korrigjojmë ato pak gabime për shkak se nuk ka pas nen në Ligj i cili ta ka mundësuar atë gjë por, tash pasi është paraparë edhe me ligj besoj se do të jetë shumë më lehtë për t’i bë këto korrigjime”, u shpreh për Alsat Dashmir Ademi, botues.
Profesori i Fakultetit Filologjik, Ismet Osmani tha për Alsat se gabimet gjuhësore në tekstet shkollore janë gabime që ndikojnë negativisht në përvetësimin e njohurive të nxënësit duke shtuar se çdo tekst i përkthyer duhet parë nga njerëz kompetentë gjuhësor dhe pastaj t’i jepet e drejta për botim.
“Për fat të keq shumë përkthyes përkthejnë jo nga malli për të përkthyer por nga halli. Prandaj duhet punuar shumë dhe çdo tekst duhet krehur, duhet parë nga njerëz me kompetencë gjuhësore, gjuhëtar, redaktor gjuhësor dhe para se të shkoj në botim patjetër tekstet e tilla duhet ti nënshtrohen redakturës gjuhësore dhe korrektuese. Tani përgjegjësia sa i përket gjuhës është e të gjithëve pa marrë parasysh qoftë ekonomist, jurist, mjek, nuk është vetëm e gjuhëtarëve por megjithatë, tani thashë unë për fat të keq po përkthen çdo njëri, gjë që nuk është mirë dhe mbi të gjitha vet shtëpitë botuese duhet pasur kujdes se çfarë botojnë, me kë bashkëpunojnë, sa ka njohuri gjuhësore”, tha Ismet Osmani, profesor në Fakultetin e Filologjisë.
Për tesktet shkollore të ciklit fillor dhe të mesme të cilët kanë gabime, i jepet e drejtë Shërbimit Pedagogjik t’i ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Gjithashtu në ndryshimet e propozim-Ligjit është paraparë që edhe vet autorët ose botuesit të propozojnë ndryshime dhe plotësime shtesë paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik. Thuajse një dekadë, shumë libra të arsimit fillor dhe të mesëm përmbajnë gabime të shumta si shkencore, përkthime joadekuate dhe në shumë raste ofendime ndaj shqiptarëve. Ndër librat që kanë më shumë gabime skandaloze janë ato të lëndëve të gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit