LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Ministria e Drejtësisë nesër do ta publikojë përbërjen e grupit punues për ndryshimet kushtetuese

Maqedoni, Ministria e Drejtësisë nesër do ta publikojë përbërjen e grupit punues për ndryshimet kushtetuese

Sot skadon afati për emërimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimet në Kushtetutë që Ministria e Drejtësisë u dha institucioneve dhe partive politike.

Informacioni i fundit është se grupi i punës duhet të ketë nga gjashtë deri në tetë ekspertë. Partitë politike dhe institucione të caktuara publike tashmë kanë bërë të ditur emrat e personave që do t’i përfaqësojnë.

LSDM sot njoftoi se në grupin punues do të përfaqësohen nga Cvetanka Ivanova.


Aleanca për Shqiptarët njoftoi se përfaqësues i partisë në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi.

Ndërsa nga BDI kanë njoftuar se përfaqësuesi i tyre do të jetë Arbër Ademi.

OBRM-PDUKM, Alternativa, Leftica, PPM dhe Lidhja Demokratik njoftuan këtë fundjavë se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

Në opinion janë bërë të ditur emrat e ekspertëve, por për momentin nuk ka informacion zyrtar se cili prej tyre do të jetë pjesë e këtij grupi punues.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se nuk do të shpallin emra deri në skadimin e afatit, sonte në mesnatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori