LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kushtet klimatike të volitshme për bujqësinë

Maqedoni, kushtet klimatike të volitshme për bujqësinë

Moti i thatë pa reshje të shiut javën e kaluar ka mundësuar kushte të shkëlqyera për punët bujqësore në qiell të hapur, krasitje të hardhisë dhe pemëve, para së gjithash pjeshkës, si dhe përgatitje e sipërfaqeve për prodhimtari kopshtare, shkruan gazeta Koha. “Moti i thatë e dehidron tokën në shtresën sipërfaqësore me çka gradualisht mundësohet hyrje me mekanizim në fusha dhe hedhjes së plehut azotik mineral në të mbjellat vjeshtore, e cila duhet të kryhet në këtë periudhë të zhvillimit”, thonë nga DPHM.

Sipas Drejtorisë, vala e lagësht që do ta kaplojë Maqedoninë gjatë fundjavës së ardhshme do t’i ndërpresë shkurt këto aktivitete, por motin stabil dhe të thatë gjatë javës së ardhshme bujqit do të duhet ta shfrytëzojnë për aktivitetet, të cilat janë aktuale në këtë periudhë të vitit. Gjatë fundjavës moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë reshje të shiut, të cilat në male në orët e pasdites do të kalojnë në borë.