LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, i heqin ndihmën sociale për shkak të ardhurave prej 255 denarëve

Maqedoni, i heqin ndihmën sociale për shkak të ardhurave prej 255 denarëve

Një qytetar ka mbetur pa ndihmë sociale pasi që Qendra për punë sociale ka vendosur t’ia hekë ndihmën sociale për shkak një të hyre që ka qenë 255 denarë.

Që të jetë edhe më tragjike ngjarja, qytetari është dashur që t’i kthejë mjetet e ndihmës sociale që i ka marrë pas marrjes së 255 denarëve, gjegjësisht në buxhetin e Qendrës për punë sociale është dashur të kthejë 70.950 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këtë rast e zbardhi Avokati i Popullit në raportin e tij vjetor për vitin 2018. Sipas Ombudsmanit, Qendra për punë sociale ka marrë vendim në dëm të personit, pa kontrolluar nëse e hyra që ka marrë mund t’ia ndryshojë gjendjen materiale të tij

Në raport thuhet se palët duhet të paraqesin të gjitha ndryshimet të gjendjes materiale dhe të respektojnë obligimet ligjore po gjithashtu gjatë marrjes së vendimit duhet të analizohet nëse palës i është ndryshuar gjendja materiale pas të hyrës.

Kjo, sipas Avokatit të Popullit është praktikë negative që duhet të ndryshojë ndërsa edhe krahas angazhimit të Avokatit të Popullit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka marrë vendim negativ dhe ndërsa qytetari jo vetëm që ka mbetur pa ndihmën e shtetit por është dashur që t’i kthejë mjetet.

Në raport ceket se mbrojtja sociale dhe lartësia që marrin qytetarët është larg nevojave reale dhe nuk kontribuon në tejkalimin e varfërisë te këto familje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori