LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 100 aksidente komunikacioni për katër ditë

Maqedoni, 100 aksidente komunikacioni për katër ditë

Për katër ditë në territorin e Maqedoni janë evidentuar 100 aksidente komunikacioni.

Nga aksidentet 16 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 65 presona kanë kaluar me lëndime të lehta. Në 58 aksidente u regjistruan vetëm dëme materiale. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se vetëm për katër ditë në Shkup ndodhën 37 aksidente, nga të cilët 14 persona kanë marrë lëndime më të rënda trupore, ndërsa 36 kanë marrë lëndime më të lehta, ndërsa 30 automjete kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Instruktorët thonë se mos respektimi i shenjave të trafikut është shakatari kryesor i aksidenteve dhe rekomandojnë që policia të merr masa për respektimin e shenjave të trafikut.


“Në përgjithësi në të gjithë Maqedoninë besoj se mos respektimi i rregullave të komunikacionit është shkaktar kryesor edhe pse ne si instruktorë mundohemi ti mësojmë kandidatët”, tha instruktorja Mimoza Sërbinovska.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se shkaktar i aksidenteve janë edhe vozitja në gjendje të dehur dhe mospërshtatja e shpejtësisë sidomos gjatë dimrit, kur rrugët janë me ngrica. Policia bën apel të të respektohen shenjat e trafikut pasi për mos respektimin e të njëjtave dënimet janë të larta.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori