LAJMI I FUNDIT:

Mansory modifikon Cadillac Escalade, i vendosë fellne 26-inç

Mansory modifikon Cadillac Escalade, i vendosë fellne 26-inç

Për projektin e parë, Mansory zgjodhi SUV-in “Full-size” Cadillac Escalade, dhe detaji më që bie në sy janë fellnet gjigante dhe gomat 295/30 R26.

Në ofertën shumëngjyrëshe të kompanisë Mansory që është specializuar në modifikimin e vetura, së fundi janë përfshirë veturat e prodhuara nga Cadillac, dhe si bazë e projektit të parë, ishte SUV i madh Escalade i gjeneratës së pestë, i cili u shfaq në vitin 2020, transmeton Telegrafi.

Dhe ndërsa versioni standard i Escalade shpërndahet në rrota 22 inç, në kompaninë gjermane vendosën të vendosin “gjigantin” amerikan 5,38 metra të gjatë në fellne të zeza 26 inç dhe gomat me madhësi 295/30.


Mansory gjithashtu hapi kapakun, ku fshihet motori V8, 6.2 litra që zhvillon 420 kuaj fuqi, duke i shtuar edhe 41 kuaj fuqi. /Telegrafi/