Nga: Elias Canetti
Përktheu: Aristidh Ristani
Flitet shpesh lidhur me maninë që ka masa për të shkatërruar: Një mani e tillë është e para karakteristikë e saj që bie në sy, dhe nuk mund të mohohet se ajo gjendet kudo, në vende e në qytetërime nga më të ndryshmet. Kjo mani, ç’është e vërteta, vihet re dhe dënohet, por nuk shpjegohet kurrë ashtu siç duhet.
Masës i pëlqen më fort të shkatërrojë shtëpi dhe sende. Meqë shpesh bëhet fjalë për sende të thyeshme, si xhama, pasqyra, vazo, tablo e pjata, njerëzit janë të prirur të besojnë se pikërisht kjo brishtësi e sendeve e josh masën për t’i shkatërruar.
Sigurisht që zhurma e shkatërrimit, thyerja e pjatave dhe tringëllima e xhamave ndikojnë mjaft në shtimin e kënaqësisë: Janë tingujt e fortë jetësorë të një krijese të re; janë klithmat e një të porsalinduri.
Lehtësia me të cilën përftohen i bën edhe më të këndshëm këta tinguj, të gjitha zhurmat vijnë e bashkohen në një uturimë, dhe tringëllima është duartrokitja e sendeve. Një nevojë e veçantë për këtë lloj zhurme duket se shfaqet në fillim të ngjarjeve, kur masa nuk përbëhet akoma prej njerëzish të shumtë dhe kur ka ndodhur vetëm pak ose asgjë fare. Zhurma paralajmëron ardhjen e përforcimeve që priten, dhe mishëron një ogur fatlum për bëmat e ardhshme.
Por, do të ishte gabim të besohej se lehtësia e thyerjes përbën në këtë rast elementin vendimtar. Ka ndodhur që njerëzit u janë sulur skulpturave prej guri të fortë dhe nuk janë qetësuar para se t’i sakatojnë e t’i përçudnojnë gjersa të mos njihen fare. Prej të krishterësh janë shkatërruar koka e krahë të perëndive greke.
Nga reformatorë e revolucionarë janë shembur skulptura shenjtorësh, ndonjëherë prej lartësish me rrezik jete, dhe shpesh guri që përpiqeshin ta thyenin ishte aq i fortë, saqë detyroheshin ta linin punën përgjysmë.
Shkatërrimi i skulpturave që simbolizojnë diçka, mishëron shkatërrimin e një hierarkie që njerëzit s’e njohin më. Dhunohen distanca të vendosura bashkërisht, distanca që janë të dukshme për tërë njerëzinë e që kanë vlerë universale. Rreptësia e distancave të tilla ka qenë shprehje e qëndrueshmërisë së tyre; mendohet se ato kanë ekzistuar qysh prej shumë kohësh, ashtu drejt në këmbë e të patundura nga vendi, dhe ka qenë e pamundur t’u afrohesh me synime armiqësore. Kurse tani janë shembur e shndërruar në gërmadha. Në këtë veprim mishërohet përfundimi i procesit të shkarkimit.
Më mbresëlënësi ndër të gjitha mjetet e shkatërrimit është zjarri. Ai duket që nga larg, tërheq njerëz të tjerë dhe shkatërron në mënyrë të pandreqshme. Pas një zjarri asgjë nuk mbetet më ashtu siç ka qenë më parë. Masa që vë zjarrin e quan veten të pamposhtur. Të gjithë do të bashkohen me të ndërsa zjarri nis e flakëron. Ai do të shkatërrojë gjithçka armiqësore ndaj saj. Siç do të shihet më poshtë, zjarri është simboli më i fuqishëm që ekziston për masën. Pas çdo shkatërrimi, edhe zjarri duhet të shuhet ashtu siç shpërbëhet masa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij