LAJMI I FUNDIT:

Mancini nuk beson në dështimin e Romës

Mancini nuk beson në dështimin e Romës

Interi ka mbetur mbrapa Romës për pozitën e tretë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i zikaltërve, Roberto Mancini edhe pse thotë se ka shumë ndeshje, nuk beson në dështimin e Romës.

“Janë akoma edhe 21 pikë në lojë. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të rëndësishme për t’u kthyer te fitorja në udhëtim”.

“Të dorëzuar për vendin e tretë? Jo, por është e vështirë të mendosh se Roma do të humbasë tetë pikë në shtatë ndeshje”, ka thënë Mancini.


“Humbja e disa ndeshjeve të caktuara na ka trembur dhe kur tërhiqesh mbrapa kundërshtari e ka më të lehtë të sulmojë. Duhet të luajmë pa frikë”.

“Për momentin do t’i jepja një notë ulët sezonit. Por jo lojtarëve, që kanë dhënë gjithçka. Notë të ulët edhe për mua”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/