LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Balotelli dhe Belotti u lanë jashtë listës për zgjedhje teknike

Mancini: Balotelli dhe Belotti u lanë jashtë listës për zgjedhje teknike

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka folur rreth lënies jashtë listës të Mario Balotellit dhe Andrea Belottit për dy ndeshjet e radhës së Azzurrëve.

Mancini para disa ditësh publikoi listën prej 28 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës të kombëtares italiane.

Risia e madhe e kësaj liste ishte ftesa për sulmuesin Sebastian Giovinco, i cili tash e disa vite nuk grumbullohet shkaku që luan në Mayor League Soccer (MLS).


Mancini publikon listën, Giovinco rikthehet pas tri viteve
Lexo po ashtu Mancini publikon listën, Giovinco rikthehet pas tri viteve

Ndërsa, befasia e madhe ishte mos-ftesa për dy sulmuesit, Balotelli dhe Belotti, por Mancini ka provuar të arsyetohet rreth kësaj.

“Të dy janë sulmues të mirë, pjesë të kombëtares dhe me karakteristika të ndryshme, por që mund të na bëjnë shumë punë”, ka thënë fillimisht Mancini.

“Por, këtë herë ata nuk janë në formën më të mirë, ndaj lënia jashtë ishte një zgjedhje teknike”.

Mancini së bashku me Balotellin dhe Belottin gjatë grumbullimit të kaluar

“Kur të jenë më mirë, patjetër që do të ftohen dhe do të kontribuojnë për kombëtaren”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Italia do të përballet me Ukrainën në një ndeshje miqësore më 10 tetor, ndërsa katër ditë më vonë në Ligën e Kombeve luajnë ndaj Polonisë. /Telegrafi/