Drejtuesit e Manchester Unitedit thuhet se janë gati për ‘operacionin fshesa’ këtë verë dhe plot 13 lojtarë rrezikojnë largimin nga Old Trafford.
Kapiteni i Unitedit, Harry Maguire, mund të jetë njëri nga 13 lojtarët që do të largohen nga klubi këtë verë.
Ylli i Anglisë është një nga shumë lojtarët që menaxheri Erik Ten Hag do të kërkojë të largojë për të rifreskuar skuadrën e tij.
Djajtë e Kuq duan të sjellin një qendërsulmues të klasit të lartë, një sulmues më të ri, një mesfushor qendror dhe ndoshta një qendërmbrojtës.
Sipas mediumit Daily Mail, David De Gea, Anthony Martial, Diogo Dalot, Aaron Wan-Bissaka, Fred, Scott McTominay, Donny van de Beek, Anthony Elanga dhe Brandon Williams janë të tjerët që lidhen me largimin nga Unitedi.
Përveç tyre me largimin lidhen edhe Eric Bailly, Alex Telles dhe të huazuarit Wout Weghorst dhe Marcel Sabitzer.
Ndërsa të gjithë këta lojtarë nuk ka gjasa të largohen, shumë prej tyre mund të shiten për t’i hapur rrugë lojtarëve të rinj.
Maguire është ai që është pothuajse i sigurt se do të largohet, pasi mbrojtësi shtatlartë dëshiron të luajë futboll të rregullt të ekipit të parë. /Telegrafi/