LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi afër transferimit të mesfushorit Van De Beek

Manchester Unitedi afër transferimit të mesfushorit Van De Beek

Manchester Unitedit thuhet se është afër të mbyll transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek.

Djajtë e Kuq kanë mbetur mbrapa në këtë afat kalimtar të verës, pasi ende nuk kanë bërë ndonjë transferim, edhe pse janë lidhur me shumë emra.

Megjithatë, pritjes së madhe të tifozëve të klubit nga Old Trafford, si duket po i vjen fundi.


Barcelona në bisedime me agjentin e Van de Beek
Lexo po ashtu Barcelona në bisedime me agjentin e Van de Beek

Ekipi nga Old Trafford thuhet se është afër të mbyll transferimin e mesfushorit holandez të Ajaxit, Van de Beek, i cili lidhej edhe me Barcelonën.

Është gazetari i njohur katalunas, ish-futbollisti Oriol Domenech, i cili ka ndarë këtë lajm në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar në profilin e tij që Van de Beek është gati të nënshkruaj me Unitedin dhe Barcelona tani vëmendjen do kthej kah Georginio Wijnaldum.

“Njëri nga prioritet e Ronald Koemanit, Donny Van de Beek është afër nënshkrimit me Manchester Unitedin. Wijnaldum tani është objektivi i madh i Barcelonës”, ka shkruar Domenech.

Van De Beek është lidhur edhe në të kaluarën me klubin e madh anglez, ndërsa transferimi i tij mund të kushtojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori