LAJMI I FUNDIT:

Mançesteri i takon Cityt, filozofia e Guardiolas triumfon ndaj asaj të Mourinhos në Old Trafford (Foto/Video)

Mançesteri i takon Cityt, filozofia e Guardiolas triumfon ndaj asaj të Mourinhos në Old Trafford (Foto/Video)
during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on December 10, 2017 in Manchester, England.

Manchester City ka fituar derbin e madh lokal ndaj rivalit të urryer, Manchester Unitedit, të cilët i mposhti në udhëtim me rezultat 2-1.

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të fitojë derbin e qytetit ndaj Unitedit të Jose Mourinhos, të cilët i mposhtën në një ndeshje të fortë dhe mjaft të luftuar, duke ia shkaktuar humbjen e parë në shtëpi Djajve të Kuq, pas 14 fitoreve radhazi që patën në Old Trafford.


Derbi ishte i luftuar për çdo top, në çdo cep të fushës (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me një dominim të lehtë të Qytetarëve, të cilët rrezikuan më shumë, por që të dy skuadrat shënuan nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan pikërisht mysafirët e Cityt, të cilët në minutën e 43-të shënuan me anë të spanjollit, David Silva që shënoi për 1-0.

Momenti i golit hapës nga David Silva (Getty Images)

Megjithatë, në minutat shtesë të kësaj pjese ishte Marcus Rashford, i cili shënoi një gol të bukur për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Festa tek goli i barazimit nga Rashford (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirët të Cityt, të cilët rrezikuan më shumë dhe gjeten shpejt golin e epërsisë.

Ishte mbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi, që shënoi në minutën e 54-të nga afërsia për 2-1, pas një gabimi në mbrojtjen e Unitedit.

Otamendi duke festuar në një mënyrë të veçantë (Getty Images)

Deri në fund të takimit, Djajtë e Kuq u munduan shumë të shënojnë dhe të barazojnë rezultatin, por nuk patën sukses dhe në fund ishin City që iu gëzuan një fitore të madhe 2-1 ndaj rivalit të urryer lokal.

Pas kësaj fitore, City vazhdon të kryesoj kampionatin pa humbje me 46 pikë të mbledhura, ndërsa Unitedi e ndjek në vendin e dytë me 11 pikë më pak, pra 35.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi e pret në shtëpi Bournemouthin, ndërsa City udhëton te Swansea. /Telegrafi/

https://twitter.com/LukakuSkills/status/939908831051644934

https://www.dailymotion.com/video/x6bfi2g

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori