LAJMI I FUNDIT:

Manaj: Mund ta arrijmë objektivin nëse luajmë kështu

Manaj: Mund ta arrijmë objektivin nëse luajmë kështu
(Foto: SS)

Rey Manaj i hapi udhë goleadës së Kombëtares Shqiptare ndaj San Marinos, teksa deri në fund të pjesës së parë dërgoi tre herë topin në rrjetë, ndonëse dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje.

Në intervistën për SuperSport, sulmuesi lushnjar u shfaq i kënaqur për fitoren, por shprehu sërish keqardhje për mënyrën si erdhi ajo humbje në Poloni.

Pas kësaj fitoreje ndaj San Marinos, besoj se ju vjen edhe më shumë keq për humbjen në Poloni?
Në ndeshjen me Poloninë bëmë gabime dhe duhet të jemi më të përqendruar, pasi lojtarë si Lewandowski nuk falin. Duhet të vëmë theksin te grupi dhe të luajmë si sot në pjesën e dytë, për njëri-tjetrin dhe pa asnjë lloj presioni. Trajneri do gjithmonë më të mirën nga ekipi, por në fund rezultati ishte 5-0 dhe mbajtëm pak topin. Ai si trajner do të kërkojë gjithmonë më shumë, por jemi të kënaqur.


Si e zgjidhët çështjen e numrit me Bajramin?
Nuk ka pasur çështje për këtë, pasi kur mungon një lojtar, numri mund të merret dhe kjo është normale. Nuk është asnjë lloj problemi në këtë mes, madje Bajrami kur ma mori numrin tha, nuk kërkova këtë numër, por ma dhanë.

Sa shanse ka Shqipëria për vendin e dytë?
Kemi shumë shpresa, por duhet të përqendrohemi shumë. Mund të bëjmë super ndeshje si me Poloninë në pjesën e parë, por pësuam 4 gola për gabime tonat. Kemi një shans tjetër, pasi në tetor presim Poloninë dhe e kemi gjithçka në dorën tonë.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori