Manchester Unitedi është duke kërkuar kapitenin e Southamptonit, James Ward-Prowse, i cili pëlqehet shumë edhe nga Manchester City.
Sipas mediumit The Sun, kapiteni i Southamptonit, i cili vlerësohet 75 milionë funte apo rreth 85 milionë euro pritet t’i fusë në ‘luftë’ dy rivalët e mëdhenj.
E gjithë kjo, pasi Djajtë e Kuq tani kanë vendosur në radar mesfushorin Ward-Prowse, i cili është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola.
Erik ten Hag përballet me një punë të madhe rindërtimi në Old Trafford dhe tashmë ka filluar të hartojë një listë të blerjeve.
Ai thuhet se tashmë ka etiketuar 27-vjeçarin Ward-Prowse, pasi transferimi i Declan Rice nga West Ham është shumë i vështirë, me klubin londinez që thuhet se ka vendosur ta mbajë mesfushorin edhe për një sezon.
Burime nga Old Trafford mendojnë se Ward-Prowse mund të luajë në rolin mbajtës të mesfushës, pasi tashmë ka gjithë përvojën e duhur për ta udhëhequr mesfushën e Unitedit.
Ward-Prowse fiton rreth 100 mijë funte në javë me Saints, që do të thotë se paga e tij – edhe me një rritje të madhe – nuk është as pengesë për klubin nga Old Trafford.
Kontrata e tij pesëvjeçare zgjat deri në qershor 2026 dhe ai nuk po bën presion për një largim, megjithëse joshja për t’u bashkuar me një nga klubet më të mëdha të futbollit do të ishte e vështirë t’i rezistonte.
Në anën tjetër, Guardiola kërkon një mesfushor për të zëvendësuar Fernandinhon, i cili pritet të largohet.
Trajneri i Cityt e ka quajtur mesfushorin Ward-Prowse si njërin nga specialistët më të mirë në botë për gjuajtjet e lira.
Por, një transferim i tillë atij nuk do t’i garantohej vendi i rregullt në ekipin e parë në Etihad. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania