LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi njofton agjentin e Iscos: Ne bëjmë ofertë më të mirë se çdo ofertë që paraqet City

Man Unitedi njofton agjentin e Iscos: Ne bëjmë ofertë më të mirë se çdo ofertë që paraqet City

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është futur furishëm në betejën për yllin spanjoll të Real Madridit, Isco Alarcon.

Mesfushori spanjoll nuk po kalon kohët më të mira në Valdebebas, pasi nuk po arrin të bëhet zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane.

Kjo ka bërë që emri i Iscos të përdoret shumë në media rreth një largimi nga Santiago Bernabeu, ku më të interesuarit janë skuadrat angleze.


City dhe Liverpooli rivalizojnë Arsenalin për Iscon
Lexo po ashtu City dhe Liverpooli rivalizojnë Arsenalin për Iscon

Njerëzit e afërt të Iscos thuhet se u takuan me zyrtarët e Cityt më parë këtë muaj në një restorant të Madridit për të diskutuar një lëvizje verore.

Megjithatë, fituesit e Carabao Cup nuk mund ta marrin edhe aq lehtë ish-mesfushorin e Malagas, pasi ka konkurrencë të madhe për shërbimet e tij.

Sipas mediumit Diario Gol, rivalët e urryer lokal, Unitedi, janë gjithashtu në kontakt me përfaqësuesit e Iscos dhe i kanë informuar se do të bëjnë ofertë më mirë për kontratë sesa çdo ofertë e paraqitur nga City.

Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin
Lexo po ashtu Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin

Mourinho është një tifoz i madh i Iscos dhe dëshiron ta sjellë atë me çdo kusht në Old Trafford – pavarësisht çmimit.

Interesante e gjithë kësaj është se, para se të nënshkruaj për Realin, Isco dhe babai i tij vizituan si Unitedin ashtu edhe Cityn, ndërsa po përgatitej të largohej nga Malaga pesë vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori