LAJMI I FUNDIT:

Man City takohet me babain e yllit të Real Madridit për transferimin e tij në verë

Man City takohet me babain e yllit të Real Madridit për transferimin e tij në verë

Ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes ka qenë në një formë fantastike në vitin 2025, që e përfshiu atë sërish në adaptimin në rolin e tij pas ardhjes së Kylian Mbappe. 

Sidoqoftë, braziliani ka dëshmuar në Ligën e Kampionëve se është një aset i çmuar për Carlo Ancelottin, por kjo nuk ka bërë që thashethemet të ndalen. 

Rodrygo në pjesën më të madhe të rasteve e ka mbajtur qëndrimin se dëshiron të mbetet pjesë e klubit, por kjo nuk e ka ndalur Manchester Cityn që të shpreh një interesim për të. 


Madje sipas raportimeve të fundit, ylli brazilian ka refuzuar një ofertë nga City verën e kaluar. 

As ky refuzim nuk e ka zmbrapsur ekipin e Pep Guardiolës të cilët po bëjnë përpjekje për transferimin e tij për shkak të admirimit që ka tekniku spanjoll për lojtarin. 

Sipas një raportimi nga gazetari Eduardo Inda në El Chiringuito, gjatë javëve të fundit përfaqësues të Cityt janë takuar me babain e Endrick. 

As Mourinho as Zidane, Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse dështon Xabi Alonso
Lexo po ashtu As Mourinho as Zidane, Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse dështon Xabi Alonso

Edhe pse ai ka raportuar se babai i lojtarit dhe vet Rodrygo e kanë mohuar këtë, mbetet i sigurt se një takim është mbajtur para dy ose tri javësh, ku City i ka ofruar atij dy kushte për ta joshur. 

Para së gjithash, ata janë të gatshëm t’i dhurojnë një rritje të madhe të pagës dhe së dyti, ata do t’i garantojnë Rodrygos lirinë për të luajtur në krahun e majtë, diçka që është e pamundur tek Real Madridi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Ndërkombëtare
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset

"Jam krenar që jam trajner i Barcelonës", Hansi Flick godet Real Madridin kur flet për orarin e ngjeshur

La Liga
Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

Ndërkombëtare
Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Ndërkombëtare
Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

Serie A
Kalo në kategori