Man City shkatërron Newcastlen duke i shënuar pesë gola
Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka fituar pa asnjë problem ndaj Laraskave duke marr një fitore prestigji në Etihad.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas dhjetë minutave lojë dhe ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Riyad Mahrez (21’) shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë ishte përsëri City që diktoi lojën dhe arriti të shënojë edhe tre gola tjerë.
Ishte Federico Fernadez (58’), i cili shënoi në portën e tij për epërsinë e Cityt 3-0, teksa David Silva (65’) me një super nga gjuajtja e lirë qoi epërsinë në 4-0.
Goli i fundit erdhi në minutat shtesë dhe ishte Raheem Sterling që vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 5-0.
Pas kësaj fitore, City ka 69 pikë në vendin e dytë, ndërsa Newcastle renditet në vendin e 13-të me 43 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në udhëtim te Brighton, ndërsa Laraskat udhëtojnë te Watfordi. /Telegrafi/
https://twitter.com/FNGOALS1/status/1280914029096165380
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1280915099990077441
https://twitter.com/futurefights360/status/1280931827499368455
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1280937520470114305





























