Barcelona thuhet se i ofroi Manchester Cityt mesfushorin Rafinha Alcantara në negociatat e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin Eric Garcia.

Mbrojtësi i dalë nga akademia e klubit të Barcelonës, La Masia, Garcia është njëri nga të preferuarit e drejtuesve për të kthyer në Camp Nou.


Ofertat e klubit katalunas në drejtim të Cityt kanë qenë të ndryshme, por asnjëra nuk i ka bindur drejtuesit e klubit nga Etihad.

Sipas stacionin radiofonik RAC1, Blaugranët ofruan tetë milion euro paraprakisht për Garcia së bashku me dy milion të tjera shtesë, plus transferimin e Rafinhas të përfshirë si pjesë të marrëveshjes.

Sidoqoftë, ekipi anglez refuzoi një propozim të tillë dhe në vend të kësaj dëshiron një ofertë prej 20 milionë eurove për mbrojtësin qendror - një çmim i cili ka rënë nga kërkesat e tyre fillestare prej 30 milionë eurosh.

Rafinha, 27 vjeç, kaloi sezonet e fundit si huazim në Celta Vigo nga Camp Nou, ku bëri 90 paraqitje në ekipin e parë - dhe ai kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2017/18 në huazim në Inter, por tani është kthyer në Camp Nou.

Mesfushori luajti 30 ndeshje për klubin Galician sezonin e kaluar - 29 në La Liga dhe një në Copa del Rey - duke shënuar katër gola dhe duke dhënë një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app